Home / Sport / Duelet e Ligës së Kampionëve shpërngulen në Spanjë

Duelet e Ligës së Kampionëve shpërngulen në Spanjë

Të mërkurën në mbrëmje Spanja do të jetë nikoqire e dy takimeve të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Malaga pret Borusia Dortmund, ndërsa Real Madrid pret turqit e Galatasaray.

Në Malaga do të ballafaqohen dy ekipet që kanë yje të reja të futbollistëve, gjegjësisht 20 vjeçarët Isko nga Malaga dhe Marko Gotze nga Borusia që do të jenë përballë njëri tjetërit, dhe që paraqesin të ardhmen e futbollit.

Ndeshja impresionuese do të jetë në Madrid, ku Real Madrid në formën e duhur do të pres turqit e Fatih Terim, si dhe dy idhujt e njohur të futbollit Drogba dhe Snejider. Sfida e kësaj ndeshje është edhe për Burak Jilmaz dhe në anën tjetër Kristiano Ronaldo. Trajneri i Real Madridit, Mourinho deklaroi se është i lumtur për ballafaqimin me Snejider dhe Didier Drogba. Ai ka theksuar se lojtarët e tij patjetër duhet të shënojnë gola në takimin e Galatën.

Trajneri i turqve Fatih Terim ka theksuar se ekipi i tij ka dijen dhe fuqinë për rezultat të mirë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *