Home / Lajme / Maqedoni / Dy avokatë shpallen spiunë, verifikohen edhe dy gazetarë

Dy avokatë shpallen spiunë, verifikohen edhe dy gazetarë

9 Prill-Komisioni nënvizoi se njëri nga avokatët është aktiv akoma në detyrën e tij, ndërsa tjetri në pension. Ky i fundit ka pasur nofkën “Misirkov” dhe ka qenë edhe ish-profesor në Fakultetin Pedagogjik në Manastir, ndërsa tjetri është ish-deputet dhe drejtor i Klinikave Stomatologjike.

Komisioni për lustrimin në Maqedoni shpalli sot dy avokatë si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën.

Komisioni nënvizoi se njëri nga avokatët është aktiv akoma në detyrën e tij, ndërsa tjetri në pension. Ky i fundit ka pasur nofkën “Misirkov” dhe ka qenë edhe ish-profesor në Fakultetin Pedagogjik në Manastir, ndërsa tjetri është ish-deputet dhe drejtor i Klinikave Stomatologjike.

Komisioni për Lustrimin po verifikon edhe 11 dosje të tjera, me ç`rast dy prej tyre kanë të bëjnë me dy gazetarë të Televizionit Shtetëror të Maqedonisë. Njëri prej tyre është gazetar në pension, ndërsa tjetri punon akoma, por në një televizion komercial. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *