Home / Sport / Dy futbollistë të Bashkimit të therrur dhe dy tifozë të rrahur keq

Dy futbollistë të Bashkimit të therrur dhe dy tifozë të rrahur keq

Dy futbollistë të Bashkimit të therrur dhe dy tifozë të këtij klubi të rrahur keq nga disa antare te Shvercerave. Ky është bilanci nga derbi i përgjakur shqiptar që ndodhi të dielën pasdite në ndeshjen e ligës së tretë-grupi Veri ndërmjet KF Shkupi dhe KF Bashkimi nga Kumanova në stadiumin e Çairit.

Nga KF Bashkimi njoftojnë se bëhet fjalë për lojtarët Argjent Fetai dhe Fidan Sulejmani të cilët nga plagët e marra kanë përfunduar në spital, dhe tifozët Adem Ibraimi dhe Neritan Ramadani, që poashtu kërkuan ndihmën e mjekut në spitalet e Shkupit.

“Fidani dhe Argjenti janë therr me thikë, por them se tani ndihem pak më mirë. Na është dashur një orë për të lëshuar stadiumin dhe Çairin. Policia na ka përcjellë deri në dalje të qytetit. Ka qenë katastrofë, diçka e papërshkrueshme.

Falënderoj kryesinë e KF Shkupi dhe lojtarët për lojën korrekte në fushë, ndërsa sa i përket publikut vendas ata janë treguar të pamëshirshëm ndaj nesh. Kësaj nuk thuhet futboll”, tha për “Lajm”, trajneri i Bashkimit, Muhamer Rrustemi, njofton gazeta Lajm.

Ndeshja derbi përfundoi pa fitues, ndërsa ka qenë e vlefshme për javën e 18-të. Pas kësaj jave Bashkimi ruan kryesimin me 46 pikë, kurse ndiqet nga Shkupi me një pikë më pak.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *