Home / Lajme / Maqedoni / Dy raste tragjike ne Tetovë dhe Gostivar (VIDEO)

Dy raste tragjike ne Tetovë dhe Gostivar (VIDEO)

25 Prill – Treni që qarkullonte në drejtimin Kërçovë-Shkup, ka goditur dhe ka lënë të vdekur një grua me inicialet H.S nga fshati Sedllarcë e Epërme e lindur në vitin 1933. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 9 e 30 minuta të enjten në afërsi të fshatit Zherovjan të komunës së Bogovinë.

Një 44 vjeçar është hedhur në Lumin Vardar në afërsi të urës tek gjykata e Gostivarit, kurse trupi i pajetë I tij është gjetur rreth orës 10, 30 në afërsi të fshatit Balindoll të komunës së Gostivarit. Policia ende punon në zbardhjen e këtij rasti.

Treni që qarkullonte në drejtimin Kërçovë-Shkup, ka goditur dhe ka lënë të vdekur një grua me inicialet H.S nga fshati Sedllarcë e Epërme e lindur në vitin 1933. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 9 e 30 minuta të enjten në afërsi të fshatit Zherovjan të komunës së Bogovinë. “Viktima H.S nga Sedllarca ka qenë duke qëndruar në binar në momentin kur është goditur nga treni i udhëtarëve që lëvizte në relacionin Kërçovë-Shkup. Viktima ka ndruar jetë në vendin e ngjarjes nga goditja e trenit, ndërsa pas paraqitjes së rastit, mënjëherë në vendngjarje kanë dalur ekipet e Sektorit për Punë të Brendëshme të Tetovës, gjykatësi hetues dhe prokurori publik, të cilët kryejnë hetime për të konstatuar rrethanat se si ka ndodhur ky aksident tragjik”, bëjnë të ditur nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

DY RASTE TRAGJIKE NË TETOVË DHE GOSTIVAR ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *