Home / Lajme / Maqedoni / Edhe ‘Elefterotipia’ është përfshirë në fushatën më të re greke kundër Maqedonisë

Edhe ‘Elefterotipia’ është përfshirë në fushatën më të re greke kundër Maqedonisë

24 Prill – Me titull “Emri i Maqedonisë pengesë për integrim”, gazeta greke “Elefterotipia” shkruan se BE-ja kërkon nga Shkupi që ta zgjidh “paqartësinë”.

Bashkimi Evropian pranon se përgjegjësia për opstrukcionet gjatë kohës së konsultimeve bilaterale me Athinën është te Qeveria e Maqedonisë për shkak të miratimit të porosive nacionaliste, shkruan gazeta duke u ndalur në takimin e fundit të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së.

Sipas “Elefterotipia”-s, eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle “i cili duket se personalisht investon për arritjen e zgjidhjes për çështjen për ermin e Maqedonisë, e theksoi rëndësinë për mbajtjen e marrëdhënieve të mira me Greqinë dhe theksoi se ‘pavarësia’ për emrin nuk mund në të ardhmen të veprojë si ‘minë’, e cila mund të shpërthejë gjatë negociatave dhe ta prishë procesin për integrimin e vendit në BE”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *