Home / Sport / Eliminohet Liria, koncentrohet kah Kupa

Eliminohet Liria, koncentrohet kah Kupa

“Ndeshja e të shtunës do të jetë takimi ynë më i rëndësishëm këtë vit dhe ndoshta edhe në historinë e klubit. Të gjithë djelmoshat janë të gatshëm për të dhënë maksimumin e tyre në tentimin për të fituar Kupën e Maqedonisë. Shpresojmë në mbështetje të madhe nga publiku tetovar, ndërsa ne do të japim gjithcka që mos i dëshprojmë dhe në fund të gjithë së bashku t’i gëzohemi fitores”, deklaron trajneri i KV Liria, Hakik Ferati.

Klubi i Volejbollit Liria është eliminuar në gjysmëfinale të play-offit të elitës së volejbollit në vend, pasi është mundur 0:3 edhe në ndeshjen e kthimit nga Strumica. Pas humbjes të së shtunës 3:0 në Strumicë, Liria humbi me të njëjtin rezultat edhe ndeshjen në teren të vet, duke u dorëzuar në rrugën drejt finales së play-offit. Kampionët në fuqi dominuan ndeshjen dhe avansuan 1:0, pas setit të parë të fituar 25:12. Në setin e dytë miqtë fituan 25:14, ndërsa 25:18 ishte rezultati i setit të tretë dhe të fundit në këtë përballje. Duket se skuadra nga Zherovjani edhe pse shpresonte në fitore, gjithsesi më shumë me mend ishte në duelin e të shtunës, kur do të përballen me Vardarin në finalen e Kupës e cila do të zhvillohet në Tetovë. Në gjysmëfinalen e dytë Sinalko është mundur 0:3 nga Vardari. Me fitore nga 2:0 në ndeshjet e serisë gjysmëfinale, në finalen e play-offit u kualifikuan Strumica dhe Vardari. Seria e finales luhet deri në tre fitore, ndërsa skuadrat do të kenë ndeshje si vendas dhe në transfertë. Seria fillon më 30-të prill, ndërsa ndeshja e parë luhet në Strumicë. Në anën tjetër Liria pas eliminimit nga play-offi, gjithë forcat i drejton kah finalja e Kupës me Vardarin. “Ndeshja e të shtunës do të jetë takimi ynë më i rëndësishëm këtë vit dhe ndoshta edhe në historinë e klubit. Të gjithë djelmoshat janë të gatshëm për të dhënë maksimumin e tyre në tentimin për të fituar Kupën e Maqedonisë. Shpresojmë në mbështetje të madhe nga publiku tetovar, ndërsa ne do të japim gjithcka që mos i dëshprojmë dhe në fund të gjithë së bashku t’i gëzohemi fitores”, deklaron trajneri i KV Liria, Hakik Ferati.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *