Home / Lajme / Maqedoni / Eshton mesazhe dhe detyra të qarta për Shkupin

Eshton mesazhe dhe detyra të qarta për Shkupin

16 prill-“Perspektiva evropiane e Maqedonisë është e gjallë dhe e realizueshme dhe se për këtë qëllim sipas saj vendi duhet të vazhdoj me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, kultivimin dhe vazhdimin e dialogut politik dhe me mediat që janë me rëndësi thelbësore. “Integrimet evropiane e vendit tuaj fillojnë nga shtëpia juaj”, porositi Ashton.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton ka dhënë mesazhe të qarta për Shkupit për të ndjekur rrugën e evrointegrimeve.

Ajo në konferencën me gazetarë të zhvilluar sonte me përfundimin e vizitës në Shkup theksoi se “Perspektiva evropiane e Maqedonisë është e gjallë dhe e realizueshme dhe se për këtë qëllim sipas saj vendi duhet të vazhdoj me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, kultivimin dhe vazhdimin e dialogut politik dhe me mediat që janë me rëndësi thelbësore. “Integrimet evropiane e vendit tuaj fillojnë nga shtëpia juaj”, porositi Ashton.
Ajo u ndal edhe për çështjen e zgjidhjes së kontestit të emrit dhe nevojën e zgjidhjes sa më të shpejt të kësaj çështje.

“Procesi në OKB për zgjidhjen e emrit po merrë fuqi dhe ne nxisim të dyja palët që të shfrytëzojnë përpjekjet e mediatorit Nimic. Nevojitet një zgjidhje pa vonesa. E dijë se kjo mund të jetë e rëndë, megjithatë nuk ka alternativë tjetër, dhe nuk ka mënyrë tjetër për të ecur përpara. Të veproni më shpejt është më mirë se sa më vonë. Kjo është mënyra e vetme për përparim në raport me evrointegrimet”, theksoi baronesha Ashton.

Zyrtarja e lartë e BE-së foli edhe për zhvillimet politike dhe zgjidhjen e krizës politike në vend. “BE me kujdes po ndjek realizimin e marrëveshjes së 1 marsit, sidomos me formimin e Komisionit Anketues dhe firmosjen e Memorandumit për mirëkuptim. Ne inkurajojmë liderët politik që të tejkalojnë ndarjet dhe të krijojnë një frymë të re politike”, theksoi zyrtarja e lartë e BE-së.

Ajo theksoi nevojën e përforcimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore si dhe vazhdimin e procesit të reformave. Ashton sot pasdite gjatë qëndrimit në Shkup u takua me kryeministrin Nikolla Gruevski, presidentin Gjorgji Ivanov, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski. Kryeministria, presidenca dhe zyra për informim e BDI-së ka informuar lidhur me takimin me baroneshën Ashton dhe për porositë e saj të shprehura gjatë këtyre takimeve.

Ashton – Gruevski në fokus raportin e progresit

Raporti special i publikuar sot nga Komisioni Evropian për Maqedoninë ka qenë tema kryesore e takimit të zhvilluar sot në Shkup midis përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton dhe kryeministrit Nikolla Grueski.
Në këtë takim siç bëhet e ditur Ashton dhe Gruevski përshëndetën Raportin pranveror për Maqedoninë, i cili vlerësoi progresin lidhur me reformat në të gjitha sferat.
“Dy bashkëbiseduesit theksuan vlerësim pozitiv për qëllimet e raportit pranveror të Komisionit Evropian duke afirmuar se jep baza për progres”, thuhet në kumtesën e publikuar nga kryeministria, pas takimit midis Ashton dhe Gruevski.
Në takimin në të cilin u fol për reformat të cilat zbatohen në kontekst të eurointegrimeve të Maqedonisë, është konstatuar se Dialogu inkuadrues i nivelit të lartë të cilin Maqedonia e udhëheq me BE-në është i rëndësisë së madhe për vendin, ka treguar rezultate dhe ka ndihmuar për zbatimin e reformave për arritjen e standardeve evropiane.
Kryeministri Gruevski nënvizoi realizimin e reformave të cilat po zbatohen në më shumë sfera shoqërore, dhe fokusimin e Qeverisë në modernizimin e vendit, të cilat janë konstatuar edhe në raportin e dhjetorit të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë.
Ai e theksoi përkushtimin për kultivimin e marrëdhënieve të mira fqinje dhe për gjetjen e zgjedhjes së pranueshme të ndërsjellë me Greqinë për kontestin e imponuar rreth emrit të Republikës së Maqedonisë nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara.
Kryeministri u falënderua për angazhimin e Eshtonit në mbështetjen për tejkalimin e sfidave dhe progresit të mbarë rajonit.
“Bashkëbiseduesit theksuan se në realizimin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë, si edhe deri më tani do të vazhdojë marrëdhënia dhe bashkëpunimi partnerik”, theksohet në kumtesën e Qeverisë.

Ashton – Ahmeti: Prioritet përkushtimi drejt BE-së

Përfaqësuesja e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton u takua sot me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti sot në selinë e kësaj partie në Shkup.

Në komunikatën e nxjerrur pas takimit theksohet se Ahmeti faleminderoi baroneshën Ashton për vizitën në këto çaste të rëndësishme për Maqedoninë dhe për rajonin duke theksuar “që të gjitha të arriturat, qoftë në Maqedoni, qoftë në rajon, janë rezultat i një bashkëpunimi të shkëlqyer të autoriteteve vendore me komunitetin ndërkombëtar për të siguruar një rajon stabil, në paqe dhe me perspektivë evropiane”.

Ahmeti nënvizoi nevojën siç thuhet për përkushtim të mëtejmë të BE-së për përfundimin e misionit të filluar për një rajon të integruar në Bruksel.

“E vetmja e ardhme e përbashkët për rajonin e trazuar mbetet integrimi i të gjitha vendeve në Bashkimin Evropian dhe në NATO, dhe ky proces është përgjigja më e mirë që për të gjitha mendjet që diskutojnë për ndryshim kufijsh dhe agjendat e ndryshme destabilizuese në rajon. Përkushtimi i madh i Bashkimit Evropian nevojitet akoma pasi që në rajon po zhvillohen disa procese të rëndësishme, përfshirë dialogun Prishtinë-Beograd, çështja e emrit të Maqedonisë, të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, konsolidimi i Bosnjës, debate për Sanxhakun dhe Vojvodinën, etj”, theksohet në komunikatën pas takimit Ahmeti – Ashton.

Nga ana tjetër, siç thuhet përfaqësuesja e lartë e BE-së theksoi mirënjohjen e saj të lartë personale si dhe të BE për rolin e rëndësishëm të kryetarit të BDI-së në vend. “Bashkimi Evropian është shumë i përkushtuar, por edhe pritjet e miqve nga Brukseli janë të larta, për zbatim të marrëveshjeve, marrëdhënie ndëretnike të shëndosha, stabilitet, reforma, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore si dhe arritjen e zgjidhjes së çështjes së emrit, si një çels që hap shumë dyer”, theksohet në fund të komunikatës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *