Home / Lajme / Maqedoni / Eshton sot në mbrëmje vjen në Shkup (VIDEO)

Eshton sot në mbrëmje vjen në Shkup (VIDEO)

16 Prill – Përndryshe Poposki, do të qëndrojë në Strasburg me ftesë të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit rajonal për bashkëpunim Goran Svillovanoviq, do të marrë pjesë në darkë pune me ministrat e punëve të jashtme nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në të cilin mysafir nderi do të jetë eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kethrin Eshton pasdite do të mbërrijë për vizitë në Republikën e Maqedonisë në suaza të turneut të saj në vendet nga Ballkani Perëndimor.

Vizita e Eshtonit përkon me prezantimin e raportit të pranverës për Maqedoninë nga ana e eurokomisarit Shtefan Fyle para Europarlamentit, prej të cilit varet nëse vendi do të marrë datë për negociata në samitin e Këshillit të Evropës në qershor. Pritet që ajo në Shkup të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetarin e LSDM-së opozitare Branko Cërvenkovski.

Delegacioni i BE-së në Shkup informon se Eshton do të mbajë konferencë për shtyp në BE Infoqendrën në orën 19:15. Hollësi të tjera për bisedat në Shkup nuk kumtohen.

Në ueb faqen e KE-së kundrejt turneut nëpër rajon diplomatja e parë e BE-së paralajmëroi se qëllimi i vizitës është intensifikimi i procesit të eurintegrimit për vendet e rajonit aspirante për anëtarësim në Union.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki javën e kaluar tha se vizita e Eshtonit është pjesë e komunikimit të rregullt me Komisionin Evropian dhe nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me emrin dhe propozimin e fundit të ndërmjetësuesit Methju Nimic.

Përndryshe Poposki, do të qëndrojë në Strasburg me ftesë të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit rajonal për bashkëpunim Goran Svillovanoviq, do të marrë pjesë në darkë pune me ministrat e punëve të jashtme nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në të cilin mysafir nderi do të jetë eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle.

Kethrin Eshton, sipas paralajmërimit të KE-së, do t’i vizitojë edhe Podgoricën dhe Tiranën. Stacionet e tjera gjatë vizitës së Eshtonit në Ballkanin Perëndimor do të publikohen më vonë gjatë turneut, theksohet në ueb faqen e KE-së.

ESHTON SONTE VIZITON SHKUPIN ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *