Home / Lajme / Maqedoni / Eshton vjen në Shkup

Eshton vjen në Shkup

11 prill-Megjithatë burimet diplomatike thonë se në fokus të kësaj vizite të baroneshës Eshton, është kontesti rreth emrit dhe propozimi i fundit i ndërmjetësit Metju Nimic të ofruar para dy ditësh. Krahas kontestit të emrit, mësohet se Eshton do të bëjë presion edhe për tejkalimin e ngërçit politik mes pushtetit dhe opozitës maqedonase

Ministria e Jashtme ka njoftuar se së shpejti në Shkup do të qëndrojë baronesha Ketrin Eshtron. Ministri i Jashtëm Nikolla Popovski ka thënë se bëhet fjalë për një vizitë të rregullt të përfaqësueses së lartë të politikës së jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian. Ai ka shtuar se vizita e saj është pjesë e kontakteve të vazhdueshme mes Shkupit dhe Brukselit. Megjithatë burimet diplomatike thonë se në fokus të kësaj vizite të baroneshës Eshton, është kontesti rreth emrit dhe propozimi i fundit i ndërmjetësit Metju Nimic të ofruar para dy ditësh. Krahas kontestit të emrit, mësohet se Eshton do të bëjë presion edhe për tejkalimin e ngërçit politik mes pushtetit dhe opozitës maqedonase. Data e saktë e vizitës ende nuk bëhet publike.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *