Home / Sport / Europa League, Çelsi peshkon Bazelin

Europa League, Çelsi peshkon Bazelin

Çelsi ka qenë me fat në shortin e gjysmëfinaleve të Europa League të hedhur sot në Nion të Zvicrës, pasi goglat i kanë vënë përballë londinezëve ekipin më të lehtë në letër, zviceranët e Bazelit.

Skuadra zvicerane bëri mrekullinë duke kaluar me penallti Totenhemin një natë më parë por ka prenotuar një tjetër vizitë në Londër për gjysmëfinalet e turneut, këtë radhë për t’u përballur me skuadrën e Benitez që është favorite e padiskutueshëm për trofeun. Për londinezët ka qenë në favor edhe ndarja e ndeshjeve, pasi do të luajë takimin e kthimit të gjysmëfinaleve në fushën e vet.

Ndërkohë, sfida tjetër gjysmëfinale do të vërë përballë turqit e Fenerbahçes me portugezët e Benfikës. Për këta të fundit duhet thënë se janë kthyer në ekspertë të këtij turneu, pasi arrijnë në gjysmëfinale për herë të dytë në tre vitet e fundit. Edhe ekipi portugez ka në favorin e vet faktorin fushë në ndeshjet gjysmëfinale, duke luajtur takimin e kthimit në shtëpi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *