Home / Sport / Evian trondit PSZH në Kupën e Francës

Evian trondit PSZH në Kupën e Francës

Skuadra e Evian ka bërë surprizën më të bujshme të sezonit në Francë, duke eliminuar në çerekfinalet e Kupës gjigandët e PSZH. Për të vendosur emrin e gjysmëfinalistes janë dashur gjuajtjet nga pika e bardhë e penalltisë, ku vendimtare ishin gabimet e Zlatan Ibrahimovic dhe Tiago Silva.

PSZH ka kaluar në avantazh shumë shpejt, që në minutën e 9-të me anë të Pastore, por më pas është përgjumur, duke e menduar ndeshjen të mbyllur. As goli i barazimit i Khelifa nuk ka ndihmuar parisienët të zgjohen dhe nga kjo ka përfituar Evian që nuk i ka lënë shumë hapësira sulmit të frikshëm të skuadrës së Ançelotit. Si rrjedhojë, pas 90 minutave dhe kohëve shtesë, skuadrat kanë shkuar në gjuajtjet nga pika e bardhë. Nëse lojtarët e skuadrës që mban vendin e 16-të në kampionatin francez janë treguar të saktë në tentativat e tyre, dy gabime të rënda te parisienët kanë qenë ato të Ibrahimoviç e Tiago Silva, të cilët me pasaktësinë e tyre i kanë hequr mundësinë skuadrës të luajë për dy trofe në këtë sezon.
“Kjo është një katastrofë. Kjo është ndeshja më e keqe që kemi luajtur që kur kam marrë unë drejtimin. Më vjen keq, është përgjegjësia ime. Sjellja jonë nuk ishte e mirë sa duhej dhe kur një skuadër hyn në fushë me një sjellje të papërshtatshme, është faji i trajnerit”, ishte deklarata e Karlo Ançelotit pas përfundimit të ndeshjes.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *