Home / Sport / Fabregas: Dua një finale Barça-Real!

Fabregas: Dua një finale Barça-Real!

Cesk Fabregas ka ëndërr të luajë në finalen e Ligës së Kampioneve me fanellën e Barcelonës kundër Real Madrid. Mesfushori i katalanasve duket se nuk u trembet madrilenëve, edhe pse këta të fundit mundën dy herë skuadrën e tij gjatë muajit të kaluar, si në Kupën e Mbretit, ashtu edhe kampionat.

“Jam gati të firmos për një finale Barça-Real. Kjo do të ishte një ndeshje shumë e rëndësishme në historinë e futbollit. Nëse më në fund do të shfaqet ky duel, do të kemi çfarë t’i japim njerëzve që e ndjekin në televizor nga divani në shtëpitë e tyre”.
Por më përpara, katalanasit do të ndeshen me Bajernin, një ekip për forcën e të cilit janë shumë të ndërgjegjshëm.
“Do të ndeshemi me një skuadër shumë konkurruese dhe aspak të zakonshme. Në 5 vitet e funti, Bajern ka qenë bashkë me Barcelonën skuadra më e mirë në Evropë. Jemi të përgatitur për atë që na pret. Në momentet kur nevojitet, skuadra jonë ka arritur të përgjigjet gjithmonë dhe këtë radhë nuk do të bëjë më pak”, u shpreh mesfushori i katalanasve.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *