Home / Sport / Fabregas: Po mundohen t’i heqin vlera titullit kampion!

Fabregas: Po mundohen t’i heqin vlera titullit kampion!

Mesfushori i Barcelonës, Cesk Fabregas, ka qenë protagonisti i fitores 1-0 ndaj Levantes pasi ishte goli i tij që i dha tri pikët katalanasve duke i afruar më shumë me titullin kampion. Por futbollisti ka akuzuar mediat dhe rivalët e skuadrës së tij se po mundohen në të gjitha mënyrat të ulin vlerat e fitores së titullit nga ana e Barcelonës.

“Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, kemi punuar shumë për të, edhe pse shumë njerëz duan të bëjnë të duket sikur ky kampionat nuk është i rëndësishëm. Kampionati është turneu të cilit i dedikojmë më shumë kohë, ndaj është më i rëndësishmi për ne”, theksoi ai.
Megjithatë, mesfushori ka pranuar se edhe për të, turneu më i veçantë mbetet Liga e Kampioneve, një trofe të cilin dëshiron ta fitojë medoemos.
“Kur mbaron sezoni dhe sheh se pjesën më të madhe të ndeshjeve e ke luajtur në kampionat, e kupton rëndësinë e tij. Por për mua vazhdon të jetë një objektiv shumë special trofeu i Ligës së Kampioneve. Tani kemi Bajernin dhe ishte e rëndësishme të shkonim me një fitore përballë tyre. Nuk kam dëgjuar as që ata janë favoritë në këtë ndeshje e as ne. Kjo do të jetë ndeshja më e madhe e sezonit”, parashikoi mesfushori i katalanasve.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *