Home / Lajme / Maqedoni / Falsifikatet do të ndahen në kategori të ndjeshme të qytetarëve

Falsifikatet do të ndahen në kategori të ndjeshme të qytetarëve

9 prill-Zëvendësministri i Financave Adrijan Xheladini duke arsyetuar ndryshimet dhe plotësimet tha se mallin do ta ndajë një organ i caktuar, nën kushtin që me këtë të pajtohet përfaqësuesi i markës tregtare dhe të mënjanohen shënimet e markës tregtare nga prodhimet

Prodhime të falsifikuara tekstile dhe këpucë, shteti do t’i ndajë personave të rrezikuar socialë dhe familjeve dhe banorëve nga zonat e goditura nga ndonjë fatkeqësi elementare.

Kjo parashikohet në Propozim-ligjin për ndryshimet dhe plotësimin e ligjit për masa doganore për mbrojtjen e të drejtave me pronësi intelektuale, në lexim të parë që sot u pranua nga Komsioni për Financim dhe Buxhet.

Zëvendësministri i Financave Adrijan Xheladini duke arsyetuar ndryshimet dhe plotësimet tha se mallin do ta ndajë një organ i caktuar, nën kushtin që me këtë të pajtohet përfaqësuesi i markës tregtare dhe të mënjanohen shënimet e markës tregtare nga prodhimet.

Gjatë vitit 2012 janë konfiskuar 12.300 copë, ndërsa nga fillimi i vitit , siç informon drejtori i Drejtorisë së Doganave të Republikës së Maqedonisë, Vanço Kargov gjithsej janë konfiskuar 200.000 copë mall i ndryshëm.

Ai potencoi se falsifikatet e konfiskuara nga viti në vit jan më të vogla por ndryshon mënyra e futjes në pako më të vogla.

Propozim ligji paraqet harmonizim me legjislaturën evropiane.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *