Home / Lajme / Maqedoni / Fatmir Dehari zyrtarisht kryetarë i Kërçovës (VIDEO)

Fatmir Dehari zyrtarisht kryetarë i Kërçovës (VIDEO)

Kërçovë, 03 Prill – Në mënyrë solemne sot edhe zyrtarisht fituesi i zgjedhje për kryetar të Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, është ulur në karrigen e të parit të qytetit.

Deharit iu nda certifikata për mandatin katërvjeçar nga komisioni zgjedhorë, ndërsa kanë uruar atë për marrjen e këtij posti gjegjësisht ardhjen e një shqiptari në krye të Kërçovës pas më se 70 vjet. Dehari me këtë rast, ka falënderuar të gjithë ata që votuan atë për këtë mandate katër vjeçar, ndërsa deklaroi se ai do angazhohet për mirëqenien e të gjithë banorëve të Kerçovës pa marrë parasysh kombësinë.

“unë nga ky moment bashkë me administratën komunale të përbashkët do vazhdojmë punën dhe realizimin e programit tonë komunal. Premtimeve që kemi bë para qytetarëve që kjo komunë të jetë sa më afër qytetarëve, qytetari të jetë në vendin e parë dhe ne do ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët si qytetarë të këtij vendi pa dallim përkatësie etnike fetare dhe ngjyre”.

Përndryshe nga dita e sotme në shtizën e flamujve para komunës së Kërçovës valëvitet edhe flamuri kombëtar shqiptar, ndërsa tabela e madhe para komunës po ashtu është venduar në dy gjuhë.

FATMIR DEHARI ZYRTARISHT KRYETARË I KËRÇOVËS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *