Home / Lajme / Maqedoni / Filloi ndërtimi i Hidrocentraleve në Komunën e Tearcës (VIDEO)

Filloi ndërtimi i Hidrocentraleve në Komunën e Tearcës (VIDEO)

Tetovë, 02 Prill – Në komunën e Tearcës të martën ka filluar ndërtimi i një prej gjithsej katër hidrocentraleve të vogla në lumin e Bistricës.

Fillimi i ndërtimi të katër hidrocentraleve të vogla në këtë lum bëhet pas nënshkrimit të marrëveshjes për koncesionimin e ujërave të Lumit Bistrica me kompaninë Sol HIDROPAUER nga Shkupi. Me këtë rast në vendin ku do të ndërtohen hidrocentralet ka qëndruar Ministri i Ekonomisë Valon Saraqini, i cili në bashkëpunim me kryetarin e komunës së Tearcës përuruan punimet. Ministri i Ekonomisë Saraqini, shprheu bindjen se ndërtimi I këtyre hidrocentraleve do të ndikojë në punësime të reja gjatë kryerjes së punëve dhe për mirëmbajtjen e tyre.

Gjithsej në komunën e Tearcës do të ndërtohet gjithsej 7 hidrocentrale edhe atë në Lumin e fshatit Dobrosht dhe në Lumin e fshatit Odër. Investitor të këtyre hidrocentraleve janë Italianët.

FILLOI NDËRTIMI I HIDROCENTRALEVE NË KOMUNË E TEARCËS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *