Home / Lajme / Maqedoni / Filloi punimet Festivali i artit dhe kulturës (VIDEO)

Filloi punimet Festivali i artit dhe kulturës (VIDEO)

Tetovë, 16 Prill – Në Tearcë i filloi punimet manifestimi kulturor “Festivali i artit dhe kulturës” i cili organizohet nga Shoqata për ardhmëri rinore Youth for Youth. Ky aktivitet realizohet që dy vite radhazi dhe nënkupton një program kulturor një javor ku do të prezantohen aktivitete kulturore në shtatë lokacione të ndryshme të komunës së Tearcës.

Punimet e këtij festivali i ka shpallur të hapura kryetari i komunës së Tearcës Isen Asani, i cili në fjalimin e tij falënderoj OJQ-të për punën që bëjnë dhe premtoj përkrahje të vazhdueshme për projektet e tyre. Nadi Sabiti nga shoqata Youth for Youth informoi të pranishmit lidhur me idenë dhe aktivitetet e këtij projekti. “Ky festival do të realizohet deri më 21 prill dhe do të përmbaj 7 aktivitete të cilat do të realizohen në shtatë lokacione të ndryshme të komunës së Tearcës për një javë resht. Ideja e këtij organizimi është që vlerat e trashëguara kulturore të këtij rajoni t’i kultivoj dhe promovoj përpara publikut të këtij rajoni dhe më gjërë. Aktivitetet që do të prezantohen në këtë festival janë debat mbi aktivitetet kulturore në komunën e Tearcës, ekspozitë me arte vizuele, mbrëmje poetike, dita e muzikës, film dokumentar Mozaik artistësh nga Tearca, dreka tradicionale e gjeneratave dhe do të përfundoj me maratonën e ekologjisë.

Si risi për këtë vit në disa aktivitete do të kemi edhe shumë pjesmarës nga qytete të tjera si në ditën e muzikës dhe ekspozita ku me veprat e tyre do të përfaqësohen artist nga Tirana, Lezha, Dibra, Ohëri, Kërcova, Tetova si dhe artistë nga Maqedonia që jetojnë në diasporë” tha Sabiti. Nikolla Pisarev nga Qendra për arte bashkëkohore në Shkup, një nga përkrahesit e projektit tha se puna që ata po bëjnë në zonat rurale është duke dhënë nje fryt te madh.

FILLOI PUNIMET FESTIVALI I ARTIT DHE KULTURËS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *