Home / Sport / Fiton Gostivari, humbin Rufeja dhe Vrapcishti

Fiton Gostivari, humbin Rufeja dhe Vrapcishti

“Jam i kënaqur me fitoren edhe pse pa nevojë komplikuam gjërat dhë në pjesën e dytë kundërshtari disa herë rrezikoi portën tonë. Mendoj se kartoni i kuq për Deharin ishte vendim i gabuar dhe kjo për pak sa nuk na kushtoi shumë. Nuk e kam të qartë se përse kohëve të fundit jemi në cak të arbitrave që na kanë treguar 4 kartona të kuq në tre ndeshje. Gostivari në 20 takime nuk kishte përjetuar ndëshkime të këtilla, ndërsa tani gjërat për një moment tregojnë sikur të jemi ekip i padiciplinuar. Për këtë arsye do të kërkoj të shikohen mirë këta raste, posacërisht kartoni i kuq i Deharit”, deklaroi trajneri i Gostivarit, Jeton Beqiri.

Të martën u zhvilluan ndeshjen e xhiros së 22-të në Ligën e Dytë të futbollit në vend, në të cilat skuadrat shqiptare morën vetëm një fitore, ndërsa pësuan dy humbje si vendas. Skuadra e Gostivarit ka shënuar fitore 2:0 përballë skuadrës së Korzos, duke vazhduar tentimin për t’u rrikthyer në pozitën e parë. Gostivari nisi mirë takimin dhe në minutën e 10-të me anë të sulmuesit Eshtref Dehari arriti të shënojë për epërsi 1:0. Akesntiev dhe Seferi kombinuan bukur pas rivënies nga këndi, ndërsa pas goditjes së Xhangarovskit, topin arrin te Dehari, që realizon pa problem për avantazh të vendasve. Sulmet e Gostivarit vazhduan edhe më tej dhe raste të mira shënimi humbën Cvetanovski, Xhangarovski dhe Seferi. Në minutën e fundit të pjesës së parë Ershtref Dehari fiton duelin me dy futbollistë të Korzos dhe arrin të realizojë për 2:0. Gjatë shënimit të golit, deri sa binte në tokë, Dehari pa dashje goditi mbrojtësin e Korzos, ndërsa për habi të të gjithëve, arbitri Kostencov tregoi karton të kuq për sulmuesin e Gostivarit. Në pjesën e dytë mysafirët nga Prilepi tentuan të shfrtyëzojnë epërsinë numerike në teren dhe krijuan disa raste të mira me anë të Geshovskit dhe Mizhorovit, mirëpo portieri vendas prodhoi disa pritje të mira duke ruajtur të paprekur rrjetën e tij. Në anën tjetër Gostivari me kundërsulme të shpejta lëshoi disa mundësi për të rritur epërsinë. “Jam i kënaqur me fitoren edhe pse pa nevojë komplikuam gjërat dhë në pjesën e dytë kundërshtari disa herë rrezikoi portën tonë. Mendoj se kartoni i kuq për Deharin ishte vendim i gabuar dhe kjo për pak sa nuk na kushtoi shumë. Nuk e kam të qartë se përse kohëve të fundit jemi në cak të arbitrave që na kanë treguar 4 kartona të kuq në tre ndeshje. Gostivari në 20 takime nuk kishte përjetuar ndëshkime të këtilla, ndërsa tani gjërat për një moment tregojnë sikur të jemi ekip i padiciplinuar. Për këtë arsye do të kërkoj të shikohen mirë këta raste, posacërisht kartoni i kuq i Deharit”, deklaroi trajneri i Gostivarit, Jeton Beqiri. Euromilku mori fitore të rëndësishme 3:0 në fushë të Vrapcishtit. Skuadra e Makedonija Gj.P. është lider i ri i renditjes tabelare në Ligën e Dytë, pas fitores së rëndësishme 0:2 në teren të Rufeja-M, në Brvenicë. Atletski në minutën e 22-të dhe Stojkovski në të 75 realizuan për Makedonija Gj.P., të cilët dalin me tre pikë nga tereni i vështirë kur Rufeja vështirë humb pikë. Makedonija me këtë shfrytëzoi gabimin e Skopjes, të cilët në Prilep barazuan 1:1 me Pobeda Juniorin. Maxhari Solidarnost u mund 1:2 në teren të vet nga Babi, Novaci fitoi fitoi 2:0 Miravcin, Tikveshi pëson humbje të re, kësaj here 1:2 nga Lokomotiva, ndërsa Ohri u deklasua 2:5 nga 11 Oktomvri.

Rezultatet:
Pobeda J – Skopje 1:1
Ohri 2004 – 11 Oktomvri 2:5
Maxhari S – Babi 2:4
Gostivari – Korzo 2:0
Novaci – Miravci 2:0
Rrufeja-M – Makedonija 0:2
Tikveshi – Lokomotiva 1:2
Vrapçishti – Euromilk 0:3

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *