Home / Sport / Fiton Shkëndija, ‘fundoset’ Drita

Fiton Shkëndija, ‘fundoset’ Drita

“Mendoj se merituam fitoren, pasi të gjithë shokët dhamë maksimumin për këtë triumf. Ne pjesërisht kemi kaluar me sukses tre ndeshje të rënda me rradhë dhe duhet të pranojmë se jemi të raskapitur fizikisht dhe është mirë që trajneri Shaqiri na ka dhënë dy ditë të lira pas ndeshjes së fundit. Problemet e njohura në ekip kanë ndikuar që ne të humbim fresiknë, ndërsa mendoj se këta ndeshjet e fundit i zhvilluam më shumë me dëshirë dhe zemër, se sa në kuadër të mundësive tona. Rabotniçki është një ndër ekipet më të përgatitura fizikisht në Maqedoni dhe për këtë arsye fitorja jonë kanë vlerë të madhe. Shpresoj të vazhdojmë me këtë rritëm edhe në të ardhmen, për të tentuar të bëjmë maksimumin e mundshëm në këtë sezon”, deklaroi, Sedat Berisha.

Përballjet e xhiros së 26-të në Ligën e Parë të futbollit në vend sollën disa duele interesante, ndërsa derbi i javës ndërmjet Shkëndijës dhe Rabotniçkit i ka takuar skuadrës ‘kuqezi’. Tetovarëve u ka mjaftuar një gol i vetëm i mbrojtësit Sedat Berisha, për të marrë tre pikë në duelin me ‘romantikët’ nga Shkupi, të cilët në pranerë gëzojnë formë shumë të mirë. Fillimi i takimit i takoi skuadrës mysafire, ndërsa me kalimin e kohës Shkëndija vëndosi baraspeshë në teren. Puna e ‘kuqezinjëve’ për një nuansë u lehtësua në minutën e 30-të, kur Jeremiq ndërhyri ashpër ndaj Muratit, ndërsa arbitri Shulevski tregoi karton të kuq për futbollistin e Rabotniçkit. Me një futbollist më shumë në fushë Shkëndija dominante në teren dhe pas disa rasteve të humbura në minutën e 43-të Elmedin Rexhepi harkon nga këndi, ndërsa Sedat Berisha kërcen më së larti dhe me kokë realizon për epërsi 1:0 të tetovarëve. Në pjesën e dytë Shkëndija ishte ekipi më i mirë në teren dhe vazhdimisht kërkonte golin e dytë, për të siguruar fitoren në këtë duel. Pas disa gjysmërasteve të humbura nga ana e ‘kuqezinjëve’, mundësinë më të mirë për 2:0 e kishte Gjelbrim Taipi, mirëpo predha e tij nga gjuajtja e lirë u ndal në traversën e portës kundërshtare. Rabotnicki nuk pati fuqi të rrikthehet në lojë, ndërsa Shkëndija në minutat e fundit mundej të shënojë me anë të Lovre Çirijakut, mirëpo Emir Adem pastroi topin para portës. “Mendoj se merituam fitoren, pasi të gjithë shokët dhamë maksimumin për këtë triumf. Ne pjesërisht kemi kaluar me sukses tre ndeshje të rënda me rradhë dhe duhet të pranojmë se jemi të raskapitur fizikisht dhe është mirë që trajneri Shaqiri na ka dhënë dy ditë të lira pas ndeshjes së fundit. Problemet e njohura në ekip kanë ndikuar që ne të humbim fresiknë, ndërsa mendoj se këta ndeshjet e fundit i zhvilluam më shumë me dëshirë dhe zemër, se sa në kuadër të mundësive tona. Rabotniçki është një ndër ekipet më të përgatitura fizikisht në Maqedoni dhe për këtë arsye fitorja jonë kanë vlerë të madhe. Shpresoj të vazhdojmë me këtë rritëm edhe në të ardhmen, për të tentuar të bëjmë maksimumin e mundshëm në këtë sezon”, deklaroi autori i golit të fitores kundër Rabotniçkit, Sedat Berisha. Kjo fitore Shkëndijën e çon në kuotën e 39-të pikëve, me të cilat ndalet në pozitën e 4 në renditje. Drita e Bogovinës vazhdon me paraqitjet e saj katastrofale këtë pranverë, duke pësuar disfatën e rradhës. Kampioni në fuqi Vardari ka triumfuar 3:1 në Bogovinë, duke vazhduar agoninë e skuadrës debutuese në Ligën e Parë. Drita avansoi në minutën e 45-të të takimit, kur Ardian Nuhiu bukur depërtoi në krahë, ndërsa Argjent Ramadani realizoi për epërsi 1:0. Në pjesën e dytë Vardari sjell përmbysje. Në minuta e 53-të pas aksionit të Ilievskit, Himenez harkon në zonë, ndërsa Kostovski shënon për barazim 1:1. Tre minuta më vonë Drita mbeti pa mbrojtësin serb Lukiq, që u ndëshkua me karton të kuq dhe Vardari shfrytëzoi shpejtë epërsinë numerike, kur në minutën e 59-të, Temelkov realizon për avantazh të Vardarit 2:1 të Vardarit. Dominimi i miqve vazhdoi edhe në minutat në vazhdim, ndërsa rezultati përfundimtar u vendos në minutën e 70-të, kur pas harkimit të Himenezit, Stojkov shënon për 3:1. Me këtë fitore Vardari mban hapin me Horizontin dhe Metalurgun në luftën për kreun e tabelës, ndërsa Drita thellon krizën dhe zhytet në luftë të vështirë për mbijetesë. Humbja nga Vardari ka marrë viktimën e parë, pasi trajneri Nexhat Husein është dorëhequr nga posti i tij, duke lënë të zbrazuar pankinën e bogovinasve. Në ndeshjet tjera Horizont Turnova ka shënuar fitore 1:2 në transfertën me Sileksin në Kratovë, duke ruajtur pozitën e parë në renditje. Teteksi dhe Metalurgu kanë barazuar 1:1, ndërsa pa gola është mbyllur sfida ndërmjet Pelisterit dhe Bregallnicës. Të shtunën Renova mundi 2:1 Napredokun.

Java 26-të:
Renova-Napredoku 2:1,
Shkëndija-Rabotniçki 1:0,
Sileksi-Horizont T. 1:2,
Drita-Vardari 1:3,
Teteksi-Metalurgu 1:1
Pelisteri-Bregallnica 0:0.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *