Home / Lajme / Maqedoni / Fluturime nga Evropa drejt Shkupit dhe Ohrit për pushime dhe zgjedhje

Fluturime nga Evropa drejt Shkupit dhe Ohrit për pushime dhe zgjedhje

07 Prill – Dje dhe sot ka fluturime të njëpasnjëshme nga evroperëndimor në destinacionin final Aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit.

Nga Aeroporti i Shkupit bëhet e ditur se ka fluturime çarter nga vendet Evropian si Zvicra, Italia, Gjermania për në Maqedoni. Nga mëngjesi do të mbërrijnë aeroplani i parë nga Cyrihut dhe më pas nga Italia, Vjena, Dortmund dhe Memingem.

Bëhet fjalë për mërgimtarë që vijnë për pushime në vendlindje, por një pjesë më e madhe e tyre vijnë për të shfrytëzuar të drejtën e votës. Gjithashtu flukse masive të autobusëve dhe makinave janë regjistruar edhe në pikën kufitare në Tabanoc, ku mërgimtarët pranojnë se kanë ardhur për zgjedhjet, për të shfrytëzuar këtë periudhë.

Mirëpo, një pjesë e tyre nuk do të mund të shfrytëzoj të drejtën e votës në rast se në dokumentin e tyre biometrik si pasaporta shkruan adresa e jashtme, e vendit ku jeton përkohësisht.

Në Aeroportin e Ohrit dje ka pasur aterime të tre aeroplanëve me fluturime të organizuara çarter nga Italia dhe një fluturim nga Zvicra. Ndërsa sot në këtë aeroport pritet të mbërrijnë edhe dy aeroplan të tjerë kryesisht me mërgimtarë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *