Home / Lajme / Maqedoni / FMN: Ekonomia e maqedonisë është stabile (VIDEO)

FMN: Ekonomia e maqedonisë është stabile (VIDEO)

16 Prill – Maqedonia është vend me ekonomi stabile dhe performanca stabile makroekonomike në kushte të rënda të rrethanave. Rritja e paraparë prej dy për qind është e realizuar edhe pse ka rreziqe.

Ky është vlerësimi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtarë i cili në dy javët e fundit ka qëndruar në Maqedoni, ndërsa sot në konferencë të përbashkët për shtyp e kumtuan shefi i misionit Ivana Vlatkova Holar dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski. “Ekonomia në Maqedoni, si dhe rritja janë mjaftë mirë të pozicionuara”, tha Holar në konferencë për shtyp në të cilën e përshëndeti pastrimin e borxheve të mbetura në sektorin publik i cili filloi në shtator të vitit 2012 dhe përfundoi në shkurt të këtij viti. Sipas saj për ruajtjen e mëtutjeshme të mjedisit stabil makroekonomik, politikat afatmesme duhet të orientohen ndaj mbështetjes së rimëkëmbjes së rritjes.Sipas zëvendëskryeministrit Stavreski, vlerësimi i FMN-së është inkurajuese. “Vlerësimi i përgjithshëm është se pozita jonë në lidhje të borxhit dhe deficitit buxhetor është adekuat në kohën në të cilën punojmë dhe se Maqedonia ka pamje të mira pasi stabilizohen kushtet në Evropë që të realizojë rimëkëmbje të rritjes ekonomike dhe të kthehet në rrugën e normave më të larta të rritjes”, tha Stavreski.

FMN: EKONOMIA E MAQEODNISË ËSHTË STABILE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *