Home / Lajme / Maqedoni / FMN filloi monitorimin e ekonomisë së Maqedonisë (VIDEO)

FMN filloi monitorimin e ekonomisë së Maqedonisë (VIDEO)

04 Prill – Misioni i FMN-së prej mbrëmë e filloi monitorimin e gjendjeve në ekonominë e Maqedonisë pasi që përfundoi Programi për kujdes.

Guvernatori Dimitar Bogov, i cili mbrëmë pati takim me anëtarët e Misionit, pret që konkluzioni të jetë se Maqedonia është në kondicion të mirë financiar dhe se mundet pa problem t’i servisojë obligimet nga linja kreditore për kujdes.”Dje e kishim takimin e parë fillestar me misionin e FMN-së. Qëllimi i këtij misioni të ashtuquajtur monitorim pos-tprogram do të thotë ndjekja e gjendjeve pas përfundimit të programit që e kishte Maqedonia, përkatësisht linja kreditore për kujdes”, deklaroi sot guvernatori duke shtuar se “monetarët” zakonisht do të shohin dhe çfarë janë tani lëvizjet në ekonomi dhe e gjithë ajo që në mënyrë standarde u intereson. Sipas Bogovit, nuk do të ketë monitorim më të përforcuar, dhe misioni është për nevojat e FMN-së ndërsa jo për vendin. Potencon se gjithçka reduktohet me konsultime standarde dhe se në suaza të asaj bëhet skenim i vogël plotësues i gjendjeve pastër për nevojat e FMN-së të vlerësojë se çfarë kanë qenë efektet e programit që e kemi pasur në dy vitet e kaluara.”Qëllimi i FMN-së gjithmonë është të shohin nëse vendi mund t’i kthejë detyrat që i ka bërë ndaj FMN-së sepse para se gjithash janë të interesuar t’i marrin paratë prapa. Nuk dyshoj se konkludimi i tyre definitiv do të jetë se Maqedonia është në kondicion të mirë financiar dhe se mundet pa problem ta kthejë kredinë që e shfrytëzonte nga FMN-ja para dy viteve”, theksoi Bogov.

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të qëndrojë në Maqededoni deri më 16-të të këtij muaji. Përveç me Bogovin do të ketë takime edhe me ministrin e Financave Zoran Stavreski, me bankierë, biznesmenë dhe me opozitën.

FMN FILLOI MONITORIMIN E EKONOMISË SË MAQEDONISË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *