Home / Lajme / Maqedoni / Fyle dhe Sanino sot në Shkup

Fyle dhe Sanino sot në Shkup

9 prill-Fillimisht do të zhvillohen takimet me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe zëvendëskryeministrin për evrointegrime, Fatmir Besimi. Në kuadër të vizitës është paraparë edhe takimi me presidentin Gjorgje Ivanov, liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski, por nuk përjashtohet edhe takimi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti në selinë e BE-së në Shkup.

Evrokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle dhe drejtori i Drejtorisë për Zgjerim, Stefano Sanino kanë mbërritur në Shkup.

Dy zyrtarët e Komisionit Evropian do të nisin agjendën e takimeve me kreun shtetëror dhe qeveritar në Maqedoni.

Fillimisht do të zhvillohen takimet me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe zëvendëskryeministrin për evrointegrime, Fatmir Besimi. Në kuadër të vizitës është paraparë edhe takimi me presidentin Gjorgje Ivanov, liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski, por nuk përjashtohet edhe takimi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti në selinë e BE-së në Shkup.

Temë kyçe e kësaj vizite do të jetë përparimi i vendit në planin e dialogut paraqasës për anëtarësim si dhe raporti pranveror për Maqedoninë, që pritet të shpallet më 16 prill.

Gjithashtu do të bisedohet edhe për dialogun politik, vlerësimin e zgjedhjeve lokale si dhe formimin e komisionit të ekspertëve që duhet të ndihmojë që të ndriçohen incidentet e dhunshme në Parlamentin e Maqedonisë më 24 dhjetor të vitit të kaluar.

Autoritetet qeveritare në Shkup kanë theksuar se presin që KE-ja të përgatit raport kredibël dhe objektiv për procesin e reformave në sferën e gjyqësisë, qeverisjes së të drejtës, për reformat në administratën publike, lirinë e mediave, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe ekonominë funksionale të tregut. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *