Home / Lajme / Maqedoni / Fyle nuk e përmend askund rekomandimin

Fyle nuk e përmend askund rekomandimin

16 prill- Edhe pse në raport nuk përmendet askund propozimi i KE-së që Këshilli Evropian të miratojë fillimin e negociatave inkuadruese, konstatimi i njëjtë mbetet nga raporti i tetorit të Komisionit dhe pritet këtë Fyle ta konfirmojë në konferencën për shtyp.

Komisioni Evropian para disa çasteve në internet faqen zyrtare e publikoi Raportin special për Republikën e Maqedonisë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Edhe pse komisari për zgjerim Shtefan Fyle për disa minuta në konferencë për shtyp do ta publikojë të njëjtin, Komisioni tani më e publikoi me konstatimin se vendi “ka bërë progres në të gjitha sferat të cilat i mbulon ky raport”.

I prezentuar si raport i përgatitur në lidhje me konstatimet e Samitit të Këshillit Evropian në dhjetor të vitit 2012, për progresin e vendit të arritur për periudhë prej gjashtë muajve, dokumenti është ndarë në dy pjesë: zbatimin e reformave në kuadër të Dialogut inkuadrues të nivelit të lartë (HLAD) dhe hapave të ndërmarra për promovimin e marrëdhënieve të mira fqinje me të gjitha vendet fqinje, me theks të veçantë në marrëdhëniet me vendet-anëtare të BE-së.

“Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ka arritur progres në të gjitha sferat të cilat i mbulon ky raport edhe krahas krizës politike e cila ndodhi më 24 dhjetor të vitit 2012. Shumë është e rëndësishme marrëveshja politike e 1 marsit të implementohet pa prolongime, veçanërisht formimi i Komisionit anketues për pastrimin e këtyre ngjarjeve. Zbatimi i reformave nga HLAD lidhur me BE-në vazhdon. Relatat me fqinjët mbeten të mira dhe janë ndërmarrë hapa për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale me Bullgarinë dhe Greqinë. Bisedat formale për “kontestin me emrin” sollën moment të ri gjatë kësaj periudhe njoftuese”, theksohet në konstatimin e këtij raporti ku është prezentuar edhe kriza politike të cilën e krijoi LSDM-ja opozitare, por se e njëjta është tejkaluar.

Edhe pse në raport nuk përmendet askund propozimi i KE-së që Këshilli Evropian të miratojë fillimin e negociatave inkuadruese, konstatimi i njëjtë mbetet nga raporti i tetorit të Komisionit dhe pritet këtë Fyle ta konfirmojë në konferencën për shtyp.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *