Home / Lajme / Maqedoni / Fyle sot publikon raportin e progresit për Maqedoninë

Fyle sot publikon raportin e progresit për Maqedoninë

16 prill-Në raport do të nënvizohet progresi dhe regresi në planin e reformave, dialogut politik, zgjedhjeve, marrëdhënieve ndëretnike dhe fqinjësore si dhe integrimet evropiane. Parlamenti Evropian edhe përkundër paralajmërimeve akoma nuk ka votuar Rezolutën për Maqedoninë, lidhur me vlerësimin e procesit të evrointegrimeve dhe reformave.

Komisioni Evropian (KE) sot do të publikojë raportin e progresit për Maqedoninë, nga i cili do të varet data për nisjen e negociatave.

Raporti do të qartësojë se Shkupi në Samitin e Këshillit Evropian që do të mbahet në muajin qershor, a do të mund të marrë datën për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, informon INA.

Raporti po publikohet në ditën kur në Shkup do të qëndrojë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.

Raporti special që pritet të publikohet do të përmbajë vlerësimet për procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit, vlerësimi për zgjedhjet lokale, reformat, marrëdhëniet dypalëshe fqinjësore me Bullgarinë, dialogun paraqasës të nivelit të lartë me BE si dhe çështje të tjera.

Evrokomisioneri për zgjerim, Shtefan Fyle sot do ta prezantojë raportin në Strasburg, ndërsa nga burime diplomatike mësohet se KE do të përsëris rekomandimin për anëtarësim të Maqedonisë në BE, por duke mos dhënë detaje të tjera.

Në raport do të nënvizohet progresi dhe regresi në planin e reformave, dialogut politik, zgjedhjeve, marrëdhënieve ndëretnike dhe fqinjësore si dhe integrimet evropiane. Parlamenti Evropian edhe përkundër paralajmërimeve akoma nuk ka votuar Rezolutën për Maqedoninë, lidhur me vlerësimin e procesit të evrointegrimeve dhe reformave.

KE sot njëkohësisht do të publikojë raportin e progresit edhe për Serbinë, ku do të vlerësohet progresi i saj në planin e reformave dhe integrimeve evropiane, ndërsa një ndër çështjet kyçe janë relacionet me Kosovën dhe dështimi i bisedimeve, për shkak të mosarritjes së marrëveshjes. Brukseli pritet që të jap sinjal negativ për Serbinë dhe mos caktimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim, pas refuzimit serb për të firmosur marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. (INA)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *