Home / Lajme / Maqedoni / Fyle: Subjektet politike të përqendrohen në eurointegrimin (VIDEO)

Fyle: Subjektet politike të përqendrohen në eurointegrimin (VIDEO)

9 prill-“Ka përfunduar një punë e rëndësishme dhe është arritur progres për çështje të rëndësishme, por jemi dakorduar se akoma duhet të punohet”, tha eurokomisioneri.

Të gjitha forcat politike të përqendrohen në eurointegrimet dhe ato të mos jenë peng i garës së tyre politike sepse kjo është në dëm të qytetarëve dhe të Maqedonisë, porositi eurokomisioneri për zgjerim Shtefan Fyle në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Nikolla Gruevski pas përfundimit të sesionit të katërt nga dialogu aderues i nivelit të lartë mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian.

Fyle theksoi se pas krizës politike mund të fokusohemi në Dialogun aderues.

“Ka përfunduar një punë e rëndësishme dhe është arritur progres për çështje të rëndësishme, por jemi dakorduar se akoma duhet të punohet”, tha eurokomisioneri.

Në lidhje me implementimin e marrëveshjes nga 1 marsi, i cili e zgjodhi krizën politike Fyle me vlerësim se ai implementohet, por jo tërësisht.

“Politikanët e kanë krijuar krizën dhe kanë përgjegjësi që ta tejkalojnë me implementimin e kësaj marrëveshje, që deri më tani nuk është bërë ose të paktën jo në tërësi”, tha Fyle.

Në lidhje me mediat ai theksoi se me rëndësi thelbësore është që Qeveria ta vazhdojë dialogun me gazetarët që të angazhohen në reformat e kësaj fushe, sepse, siç theksoi, liria e mediave është bazë e demokracisë.

Greuvski: Kemi rezultate solide dhe argumente për raport pozitiv

Kryeministri Gruevski tha se Maqedonia ka shumë rezultate solide dhe argumente për një raport pozitiv dhe vendim pozitiv të Samitit të qershoriti edhe përkundër presioneve politike me të cilat ballafaqohet. Ai i përmedi rezultate e mira në pesë fusha kryesore nga Dialogu inkuadrues i nivelit të lartë, ndërsa theksoi edhe përkushtueshmërinë e Qeverisë për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Për bashkëpunim reciprok me Bullgarinë tha se janë prezantuar një numër i madh iniciativash nga ana e Maqedonisë. Ldhur me Greqinë, ai shtoi se edhe pse komunikimi politik bilateral nuk është në nivelin e dukur, Maqedonia vazhdon me marrëdhënien pozitive për përforcimin e besimit recipork.

“Asnjë më shumë se Maqedonia nuk do që ta tejalojë pengesën e fundit që qëndron në rrugën e eurointegrimeve të saj. Besoj se Dialogu inkuadrues i nivelit të lartë dhe hapja e negociatave me Maqedoninë do të jenë impuls shtesë për krijimin e kushteve për zgjidhjen e kontestit të imponuar me Greqinë, sepse Maqedonia mbetet e përkushtuar”, theksoi Gruevski.

Eurokomisari Fyle sot u takua edhe me nënkryeministrin për çështje evropiane Fatmir Besimi. Pati fjalim para këshillit kombëtar për eurintegrime, ndërsa u taka edhe me liderin e partisë opozitare të LSDM-së Branko Cërvenkovski.

Raporti pranveror i Komisionit Evropian duhet që të prezanohet më 16 prill.

FYLE: EDHE SA KOHË DO TË PRISNI PARA DYERVE TË BE-së ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *