Home / Lajme / Maqedoni / ‘Gallup’: Qytetarët e Maqedonisë më të brengosurit për prosperitetin ekonomik (VIDEO)

‘Gallup’: Qytetarët e Maqedonisë më të brengosurit për prosperitetin ekonomik (VIDEO)

5 Prill – Me hulumtimin, të cilin në Maqedoni e zbatoi “Brima” janë përfshirë 50.000 njerëz në 56 vende në botë. Vërehen dallime të mëdha në perceptimin e problemeve botërore midis vendeve të pasura dhe të varfra. Për të pasurit brengë kryesore janë problemet ekonomike, ndërsa në ato të varfra problemet sociale.

Më shumë se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë (56 për qind) vlerësojnë se problemi kryesor i ditëve të sotme është prosperiteti ekonomik, tregon hulumtimi “Problemi më i madh botëror 2013” i “Gallup interneshënall”.

Prej 56-të për qindve të cilët janë deklaruar se prosperiteti ekonomik është sfidë kryesore, për 26 për qind më brengosëse janë problemet ekonomike, për 18 varfëria, ndërsa për 12 papunësia.

Tridhjetë e pesë për qind vlerësojnë se problem kryesor janë çështjet sociale si korrupsioni dhe krimi (8 për qind), luftërat dhe konfliktet (7 për qind), droga (6 për qind) dhe terrorizmi (5 për qind).

Me hulumtimin, të cilin në Maqedoni e zbatoi “Brima” janë përfshirë 50.000 njerëz në 56 vende në botë. Vërehen dallime të mëdha në perceptimin e problemeve botërore midis vendeve të pasura dhe të varfra. Për të pasurit brengë kryesore janë problemet ekonomike, ndërsa në ato të varfra problemet sociale.

Prosperiteti ekonomik është problemi më i madh sipas 38 për qind të popullatës botërore, ndërsa për 40 për qind ato janë çështjet sociale.

Në Maqedoni hulumtimi është zbatuar prej 24 deri 30 nëntor 2012 në 1.210 të anketuar.

QYTETARËT E MAQEDONISË TË BRENGOSUR PËR PROSPERITETIN EKONOMIK ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *