Home / Lajme / Maqedoni / Gjorgjiev: Bujqit kanë në dispozicion kredi të volitshme (VIDEO)

Gjorgjiev: Bujqit kanë në dispozicion kredi të volitshme (VIDEO)

Shkup, 10 Prill – Më shumë se 6,5 milionë euro kanë në dispozicion bujqit përmes Bankës së Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit që mund t’i shfrytëzojnë me kushte jashtëzakonisht të volitshme për më shumë dedikime, prodhimtari primare, blerje, përpunim dhe eksport.

Siç deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev, norma e interesit të këtij instrumenti financiar është vetëm 3 për qind, ndërsa grejs periudha prej gjashtë muajsh deri në një vit për kredi në 18 muaj, gjegjësisht pesë vite. Madje, aplikimi nuk është përmes bankave afariste, por drejtpërdrejt në Bankën e Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit që paraqet lehtësim plotësues.”Limiti maksimal i një transhe kreditore është 300.000 për prodhimtari primare ose 500.000 euro për blerje, përpunim dhe eksport”, theksoi Gjorgjiev. Me këtë masë, përveç projekteve të ardhshme, mbështeten edhe 90 ditët e realizuara para dorëzimit të kërkesës kreditore. Afati prej 30 ditësh për dorëzim të dokumenteve për arsyetim të mjeteve të shpenzuara, është rritur në 90 ditë. Bujqit mund të shfrytëzojnë mjete edhe përmes Fondit bujqësore kreditor garantues, i cili financon projekte me shumë maksimale deri 100.000 euro. Realizimi i huave është në bashkëpunim me bankat afariste dhe kursimoret. Norma e interesit është midis 4 dhe 5 për qind për kredi bankare, ndërsa 6 për hua përmes kursimoreve.Zëdhënësi përkujtoi edhe në linjën kreditore prej 100 milionë euro të siguruara përmes Bankës Investuese Evropiane, mjete të cilat bujqit mund t’i shfrytëzojnë me 5,5 për qind normë të subvencionuar interesi. Nga kjo linjë kreditore deri më tani janë shfrytëzuar përmes 50 milionë euro, veçmë po përparohen kërkesa për edhe 17 milionë euro, që do të thotë se për marrja mbeten edhe 32 milionë euro, ndërsa nga gjithsej 10,7 milionë eurot e projektuara të siguruara me rikapitalizim të Bankës së Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit, deri më tani janë shfrytëzuar 3,9 milionë euro kryesisht për rrush, kultura drithërore dhe kopshtarisë së hershme.

GJORGJIEV: BUJQIT KANË NË DISPOZICION KREDI TË VOLITSHME ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *