Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata e Hagës liron Tarçullovskin, i akuzuar për krime ndaj shqiptarëve

Gjykata e Hagës liron Tarçullovskin, i akuzuar për krime ndaj shqiptarëve

08 Prill – Johan Tarçullovski do të lirohet nga burgu në Gjermani, konfirmoi sot Tribunali i Hagës.

Tarculovski ka kryer deri më tani 8 vite burg nga 12. Këtë muaj, pasi ka kryer 2/3-at e dënimit, ai do të përfitojë një lirim të parakohshëm.

Në korrikun e vitit 2008, ish-oficeri i policisë u akuzua për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë rebelimit të vitit 2001.

Ai u shpall fajtor se kishte drejtuar një njësi policore, e cila është përgjegjëse për vrasjen e civilëve shqiptarë në fshatin Luboten, afër Shkupit.

Gykata ndërkombëtare pati fajësuar edhe eprorin e tij, ish-ministrin e Rendit të Maqedonisë, Ljube Boskovski, i cili i kishte dhënë urdhra të prera njësisë policore për krimet që kryen.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *