Home / Sport / Gostivari beson të kapë Ligën e Parë

Gostivari beson të kapë Ligën e Parë

“Përkundër disa gabimeve që kemi bërë, unë besoj fuqishëm se Gostivari në fund do të kualifikohet në Ligën e Parë. Në pranverë kemi humbur disa pikë të rëndësishme, por kjo ka ndodhë para se gjithash për shkak të tereneve katastrofale për lojë. Tani me përmirësimin e kushteve, besoj që kualiteti ynë të vijë në pah dhe ekipi të hyjë në seri të gjatë fitoresh, të cilat do të na kthejnë në pozitën e parë”, shprehet me optimizëm trajneri i KF Gostivari, Jeton Beqiri.

Kampioni vjeshtor i Ligës së Dytë të futbollit në vend, KF Gostivari, në pranverë disi ka humbur hapin me rivalët për kreun e tabelës dhe disa gabime kanë bërë që ekipi nga pozita e liderit të bie në pozitën e 3-të në renditje. Humbja 1:0 në transfertën me Makedonija Gj.P. ka qenë vendimtare që ekipi shkupjan të ngjitet në vendin e parë me 51 pikë të tubuar, ndërsa Gostivari me 47 është i treti. Mirëpo përkundër ngecjes, shefi i stafit teknik Jeton Beqiri, beson fuqishëm në ekipin e tij dhe në ambiciet që skuadra i ka vënduar vetes. “Përkundër disa gabimeve që kemi bërë, unë besoj fuqishëm se Gostivari në fund do të kualifikohet në Ligën e Parë. Në pranverë kemi humbur disa pikë të rëndësishme, por kjo ka ndodhë para se gjithash për shkak të tereneve katastrofale për lojë. Tani me përmirësimin e kushteve, besoj që kualiteti ynë të vijë në pah dhe ekipi të hyjë në seri të gjatë fitoresh, të cilat do të na kthejnë në pozitën e parë”, shprehet me optimizëm trajneri i KF Gostivari, Jeton Beqiri. “Për më shumë ne këto ditë kemi kompletuar ekipin, pasi na janë bashkuar disa futbollistë të lënduar, ndërsa do të mund të llogarisim në lojtarët që pushuan për shkak të kartonëve të kuq. S’do mend se duhet të punojmë edhe më shumë, për të tentuar që të kthehemi në pozitat që sigurojnë kualifikim direkt në Ligën e Parë”, thotë Beqiri. Trajneri i Gostivarit vlerëson se ekipi deri në fund duhet të fitojë të gijtha ndeshjet si vendas dhe të tentojë të grumbullojë sa më shumë pikë nga transfertat. “Rruga drejt Ligës së Parë është e qartë, fitore në të gjitha ndeshjet si vendas. Respektojmë kundërshtarët, por realisht Lokomotiva, Babi, Novaci dhe Pobeda Juniori nuk janë ekipe që mund të na rrezikojnë. Nga ana tjetër duhet të orientohemi në transfertat me Skopjen, Mirvcin dhe Maxharin, ku duhet të marrim sa më shumë pikë të jetë e mundur. Nëse bëjmë këtë, jam i sigurtë në kualifikim në Ligën e Parë, pasi kundërshtarët tanë kanë ndeshje të vështira dhe për më shumë përballen edhe ndërmjet veti. Prandaj është e rëndësishme që ne të fitojmë takimet tona dhe të presim gabime të rivalëve”, sqaron Beqiri, i cili vitin e kaluar kualifikoi Dritën e Bogovinës në Ligën e Parë, ndërsa këtë vit tenton të njëjtin sukses të arrijë me Gostivarin. “Thash në fillim se tani kur terenet janë në përmirësim e sipër, pres që ekipi ynë të nxjerë në pah kualitetin e padiskutueshëm që posedon. Besoj në paraqitje më të mira, në seri fitoresh dhe përmirësim të pozitës momentale. Jam i sigurtë se nëse ne fitojmë ndeshjet tona, kualifikimi direkt në Ligën e Parë do të arrihet 100%. E nëse dikund gabojmë, atëherë elitën e futbollit vendor do ta kërkojmë përmes balotazhit. Për momentin unë besoj fuqishëm në kualifikim direkt të Gostivarit në Ligën e Parë”, përfundoi me optimizëm trajneri Jeton Beqiri. KF Gostivari këto ditë është duke u përgatitur për sfidën e rradhës, kur të shtunën në teren të tyre presin ekipin modest të Lokomotivës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *