Home / Lajme / Maqedoni / Grabiten 72 kompjuterë nga një shkollë në Tetovë

Grabiten 72 kompjuterë nga një shkollë në Tetovë

30 prill-
Siç bëhet e ditur, grabitja ka ndodhur gjatë fundjavës, kur persona akoma të panjohur për policinë kanë arritur që të hyjnë në ambientet e shkollës “Luigj Gurakuqi” dhe të kryejnë grabitjen, duke arritur që të vjedhin 72 kompjuterë laptopë, 69 mbushës të kompjuterëve.

Policia e Tetovës informoi sot se janë grabitur 72 kompjuterë laptopë si dhe mjete tjera kompjuterike në shkollën e Zhelinës.

Siç bëhet e ditur, grabitja ka ndodhur gjatë fundjavës, kur persona akoma të panjohur për policinë kanë arritur që të hyjnë në ambientet e shkollës “Luigj Gurakuqi” dhe të kryejnë grabitjen, duke arritur që të vjedhin 72 kompjuterë laptopë, 69 mbushës të kompjuterëve. Ky dëm në këtë shkollë vlerësohet të jetë rreth 1 milion denarë. Në një rast të dytë, një grabitje ka ndodhur në shkollën fillore “Draga Stojanova” në komunën e Sopishtes, ku janë grabitur gjashtë monitor kompjuterësh si dhe tastatura.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *