Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski shpalli fitoren e zgjedhjeve lokale

Gruevski shpalli fitoren e zgjedhjeve lokale

Ai theksoi se votimet e së dielës ishin të suksesshme dhe se kjo është fitore e të gjithë qytetarëve dhe Maqedonisë. “Fituan puna dhe premtimet e realizuara, fituan veprat, fitoi koncepti që me mund dhe përgjegjësi punoi palodhshëm dhe krijoi vepra”, theksoi Gruevski.

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE përmes një konference me mediat ka shpallur fitoren e partisë së tij në balotazhin e zgjedhjeve lokale.

Ai theksoi se votimet e së dielës ishin të suksesshme dhe se kjo është fitore e të gjithë qytetarëve dhe Maqedonisë. “Fituan puna dhe premtimet e realizuara, fituan veprat, fitoi koncepti që me mund dhe përgjegjësi punoi palodhshëm dhe krijoi vepra”, theksoi Gruevski.

Sipas tij, VMRO-DPMNE në raundin e dytë fitoi Qytetin e Shkupit si dhe 16 komuna.

Ai theksoi se partia që drejton ai ka arritur që të fitojë 56 komuna (40 komuna të fituara në raundin e parë) dhe Qytetin e Shkupit.

Sipas tij, VMRO-DPMNE fitoi në Manastir, Veles, Butel, Gjorçe Petrov, Kavadarcë, Dellçevë, Berovë, Bogdancë, Debarcë, Jegunovc, Karbinci, Koçan, Lozovë, Resnjë, Çeshinovë – Obleshevë si dhe Nagoriçë të Vjetër. Gruevski rikujtoi se para katër viteve partia që drejton ai ka fituar 55 komuna.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *