Home / Sport / Guardiola do të bëjë konferencën e parë në gjermanisht

Guardiola do të bëjë konferencën e parë në gjermanisht

Pep Guardiola ka vendosur të qëndrojë sa më larg shtypit gjatë këtij viti dhe nuk ka pranuar të japë intervista rreth detyrës së tij të ardhshme si trajner i Bajern Mynih. Por babai i tij, Valenti Guardiola, ka treguar për “Bild” se si po përgatitet ai që në moshën 14 vjeçare u largua nga qyteti i vogël i Santpedor për t’u bërë një nga futbollistët dhe trajnerët më të mëdhenj në historinë e futbollit spanjoll.

“Pep dëshiron që konferencën e parë të shtypit ta mbajë në gjuhën gjermane. Ai është shumë ambicioz. Shpresoj që të përmbushë të gjithë pritshmërinë në Mynih, edhe pse unë personalisht jam i shqetësuar. Skuadra tani ka 20 pikë avantazh ndaj ndjekësve, nuk do të jetë e lehtë të kalojë këtë arritje. Por jam i sigurt se do të punojë shumë dhe do të japë gjithçka për këtë klub”, tha z. Guardiola.
81 vjeçari më pas ka treguar se si djali i tij vazhdon të mbetet një njeri i thjeshtë, pavarësisht famës që ka, ndërsa ky virtyt e bën të qëndrojë sa më afër njerëzve.
“Pep është një person që nuk mund të thotë asnjëherë jo. Ndaj për Krishtlindje ne preferojmë gjithmonë të qëndrojmë në shtëpi. Nuk mund të shkojmë në asnjë vend tjetër për të darkuar të qetë, pasi Pep nuk ka qejf të zhgënjejë askënd. Edhe kur ec në rrugë ai nuk ka refuzuar kurrë një foto apo një autograf për tifozët”, komentoi babai i trajnerit që pas dy muajsh do të marrë drejtimin e Bajern Mynih.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *