Home / Lajme / Maqedoni / Hapen Ditët e 16-ta të arsimit dhe karrierës (VIDEO)

Hapen Ditët e 16-ta të arsimit dhe karrierës (VIDEO)

Shkup, 10 Prill –
Në hallën e dytë të panairit të Shkupit filluan ditët e 16-ta të arsimit dhe karrierës. Institucione vendore dhe të huaja të arsimit të lartë në stendat e tyre japin informata për programet studentore për studime deridiplomike dhe pasdiplomike që i ofrojnë dhe për mundësitë e bursave.

Panairi i arsimit do të zgjasë tre ditë, ndërsa zyrtarisht e hapi ministri Pançe Kralev. Ai theksoi se manifestimi u mundëson të gjithë të interesuarve të studiojnë në një vend të marrin informacione për mbi 170 fakultete orej 40-të universiteteve nga 16-të vende.”Si Ministri veçanërisht na gëzon që në manifestim janë prezantuar institucioniet e arsimit të lartë privat dhe shtetëror të Maqedonisë të cilat, shpresojmë se edhe këtë vit do të tërheqin numër të madh të studentëve. MASH në kontinuitet mundohet dhe punon të sigurojë numër më të madh të bursave dhe informatave për të gjithë të interesuarit të cilët do të dëshironin ta vazhdonin arsimimin e tyre në Maqedoni ose në vendet e huaja. Ky panair është përkrahje e fuqishme për përpjekjet që i bën Ministria e Arsimit dhe Shkencës”, tha Kralev dhe u bën thirrje të gjithë atyre që duan të studiojnë ta vizitojnë panairin sot dhe në dy ditët e ardhshme.Ditët e arsimit dhe karrierës i organizon Panairi i Shkupit në bashkëpunim me Qendrën informative të arsimit.

Drejtoresha ekzekutive e panairit të Shkupit Daniela Gligorovska në hapjen theksoi se janë krenar që organizojnë manifestim e cila veçmë bëhet traditë dhe ngjarje kryesore vjetore për edukim në vend. Potencoi se panairi është lidhje e arsimit të mesëm dhe të lartë, ndërsa pastaj me ekonominë dhe punësimin. “Mundësitë për karrierë të suksesshme duhet të shfrytëzohen që të krijojmë sistem arsimor të krahasueshëm me vendet e zhvilluara evropiane”, tha Gligorovska.

HAPEN DITËT E 16-ta TË ARSIMIT DHE KARRIERËS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *