Home / Sport / Heinkes: Bajerni nuk ka “Ekip B”!

Heinkes: Bajerni nuk ka “Ekip B”!

Trajneri i Bajern Mynih, Jup Heinkes, ka deklaruar se fitorja 6-1 në kampionat ndaj Hanoverit është shembulli perfekt i alternativave të shumta që ka në dispozicion në këtë sezon. Trajneri la pushim shumë prej titullarëve si Shvajnshtajger, Manxhukiç dhe Lahm në këtë sfidë, duke i ruajtur ato për ndeshjen e Ligës së Kampioneve në mesjavë ndaj Barcelonës.

Por edhe me lojtarët që janë cilësuar “zgjedhje të dyta” gjatë kohëve të fundit, Bajerni ka vazhduar serinë e fitoreve që i mundësoi të barazonte rekordin e pikëve në një sezon në Bundesligë me 81 të tilla, ndërsa kanë mbetur edhe 4 ndeshje për t’u luajtur.
“Praktikisht, dua të them se ndeshja e sotme ka treguar se unë nuk kam një “Ekip B”, por vetëm një “Ekip A”. Mënyra se si u arrit kjo fitore tregon sa alternativa kemi në ekip dhe dëshirën e çdo lojtari për të luajtur”, tha Heinkes pas ndeshjes.
“Të gjithë lojtarët tanë janë në gjendje të luajnë në nivele të larta dhe kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ne në këtë sezon, arsyeja kryesore pse kemi fituar titullin kampion”.
Bajern është finalist i Kupës së Gjermanisë, ndërsa luan të martën sfidën e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve ndaj Barcelonës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *