Home / Sport / Heinkes: Njoh Barçën aq mirë sa Bajernin!

Heinkes: Njoh Barçën aq mirë sa Bajernin!

Afron ora e supersfidës Bajern Mynih-Barcelona dhe Jup Heinkes pret me padurim që të fillojë ndeshja e parë, në mënyrë që të tregojë se nuk ka nevojë për këshillat e askujt që të drejtojë bavarezët drejt një tjetër suksesi.

“Admiroj Guardiolën, marrëdhënia jonë e shkëlqyer nuk ka ndryshuar pas shortit. Në shtypin gjerman u shkrua shumë nëse do të flisja po jo me të. Së pari, më duket mungesë respekti për shkak të marrëdhënies që ka Pep me Barcelonës. Së dyti, unë nuk kam nevojë për informacione nga askush, pasi e njoh mjaftueshëm Barcelonën, aq sa ekipin tim”, ishin fjalët e Heinkes para shtypit në konferencën e fundit para ndeshjes së nesërme në “Allianz Arena”.
Bavarezët do të kenë mungesat e dy lojtarëve të dëmtuar si Kros e Badshtuber, ashtu si edhe të Manxhukiç që mungon për shkak kartonësh. Ndërsa te Barça është në diskutim nëse do të luajë Mesi, i cili ka qenë i dëmtuar dhe nuk luajti në fundjavë në kampionat.
“Mesi është stërvitur normalisht, ndaj mendoj se do ta kemi në fushë si kundërshtar që nga fillimi i ndeshjes. Por Barça luan në një nivel shumë të lartë, është më shumë se vetëm Mesi, një kolektiv i jashtëzakonshëm. Mungesat tona? Me mungesën e Manxhukiç kam fatin të kem mundësinë e zgjedhjes mes dy sulmuesve të shkëlqyer, Gomez e Pizarro. Do të flas me të dy këto lojtarë dhe do të marr vendimin vetëm nesër. Si mund ta përshkruaj këtë sezon rekordesh? Punë skuadre”, ishin fjalët e Heinkes.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *