Home / Lajme / Maqedoni / Heshtje zgjedhore, votojnë të burgosurit, personat e shpërngulur dhe të pafuqishëm

Heshtje zgjedhore, votojnë të burgosurit, personat e shpërngulur dhe të pafuqishëm

6 prill-Sot votojnë të burgosurit, personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, personat të cilët vuajnë masën e arrestit shtëpiak dhe personat me shpërngulje të brendshme. Në raundin e dytë të drejtë vote kanë 988 të burgosur dhe 73 persona të shpërngulur. Votimi filloi në orën 7, ndërsa mbaron në orën 19.

Në mesnatë përfundoi fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen nesër dhe filloi heshtja zgjedhore.

Sot votojnë të burgosurit, personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, personat të cilët vuajnë masën e arrestit shtëpiak dhe personat me shpërngulje të brendshme. Në raundin e dytë të drejtë vote kanë 988 të burgosur dhe 73 persona të shpërngulur. Votimi filloi në orën 7, ndërsa mbaron në orën 19.

Votimi për zgjedhjen e kryetarit të komunës në raundin e dytë do të zhvillohet në 29 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Të drejtë vote kanë një milionë e 103 mijë e 175 qytetarë në 1.614 vendvotime.

Raund të dytë të zgjedhjeve do të ketë në Haraçinë, Berovë, Manastir, Bogdanc, Bërvenicë, Butel, Veles, Vrapçisht, Gostivar, Debarcë, Delçevë, Gjorçe Petrov, Jegunoc, Kavadar, Karbinci, Karposh, Koçan, Kumanovë, Lozovë, Mogillë, Resnjë, Staro Nagoriçane, Strugë, Stueniçan, Tearcë, Tetovë, Qendër, Çair, Çeshinovë-Obleshevë dhe Qytetin e Shkupit.

Raundi i parë do të rivotohet në vendvotimet 1727, 1730 dhe 1734 në Strumicë, ku ka gjithsej 3.255 votues dhe në vendvotimin 1.473 në Komunën e Dollnenit.

Në Qytetin e Shkupit në 536 vendvotime të drejtë vote, sipas listës zgjedhore kanë 444.259 persona.

Votimi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale përfundoi në gjithsej 49 komuna.

Këto janë zgjedhjet e pesta lokale në Maqedoni. Të parat u mbajtën në vitin 1996, në 2000, në 2005, ndërsa zgjedhjet e fundit në vitin 2009.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *