Home / Sport / Ibrahimoviç: “Topi i Artë” duhet të marrë emrin e Mesit!

Ibrahimoviç: “Topi i Artë” duhet të marrë emrin e Mesit!

Zlatan Ibrahimoviç ka vlerësuar maksimalisht Lionel Mesin, të cilin do ta ketë sot si kundërshtar në Ligën e Kampioneve kur PSZH të përballet me Barcelonën në çerekfinalet e turneut. Suedezi ka mbetur i mahnitur nga aftësia realizuese e argjentinasit, si dhe fakti që ai ka fituar për katër herë radhazi “Topin e Artë”.

“Ai është lojtari më i mirë në botë për momentin. Ai ka fituar katër herë “Topin e Artë”. Mendoj se duhet t’ia ndërrojnë emrin atij trofeu dhe t’ia vënë Mesi”, ishte batuta e suedezit para gazetarëve.
“Por nuk di të them nëse ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve, kjo është shumë e vështirë të thuhet. Do ta shohim një gjë të tillë kur të ketë përfunduar karrierën e tij”, deklaroi Ibra, i cili çuditërisht këtë radhë vendosi të mos fliste në numrin njëjës, por në numrin shumës, duke vënë skuadrën para sukseseve individuale.
“Ka qenë meritë e shokëve të skuadrës nëse unë kam arritur të luaj mirë. Ne jemi një skuadër. Të jesh numri 1 nuk është e rëndësishme për mua. Duhet të luajmë si skuadër ndaj Barcelonës. Për mua ata janë skuadra më e mirë e të gjitha kohëve. Do të mundohemi të gjejmë zgjidhje për këtë sfidë. Unë do të mundohem si gjithmonë të bëj maksimumin tim dhe pastaj do të shohim se çfarë mund të ndodhë”, deklaroi lojtari që ka një eksperiencë te katalanasit në sezonin 2009-2010.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *