Home / Lajme / Maqedoni / Importimi i autobusëve dhe minibusëve me Euro standard 2 (VIDEO)

Importimi i autobusëve dhe minibusëve me Euro standard 2 (VIDEO)

04 Prill – Transportuesit do të importojnë autobusë dhe minibusë me euro standard 2 deri në fund të vitit, vendosi Qeveria në seancën e fundit.

Me vendimin për herë të tretë mundësohet importimi i këtij lloji të autobusëve dhe i dilet në ndihmë kërkesës së Shoqatës së transportuesve në komunikacionin rrugor “Istok”, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini. Para udhëheqësisë së Shoqatës “Istok” Saraçini e prezantoi masën qeveritare me të cilën pritet auto-parkun ta ripërtërijnë transportuesit të cilët nuk e kanë bërë këtë gjë deri në skadimin e afatit paraprak – 28 shkurt.

Sipas Saraçinit, nga vendosja e masës për importimin e autobusëve dhe minibusëve me eurostandard 2 në nëntor të vitit 2011, dukshëm është përmirësuar gjendja e auto-parkut të autobusëve dhe minibusëve. Për qindja e autobusëve të vjetër pa eurostandard, theksoi, është ulur prej 42 në 18, me eurostandard 0 është ulur në 5,5 për qind, ndërsa përqindja e automjeteve me eurostandard 1 është 6,5. Euro standardet 2 i plotësojnë 53 për qind, euro standardet 3, 13 për qind, ndërsa me euro standardin 4 janë 3 për qind. Vetëm një për qind e plotëson euro standardin 5. “Maqedonia deri para dy vjetësh kishte bindshëm auto-parkun më të keq, ndërsa tani numërohet në vendet me auto-park më modern dhe më të sigurt. Efekte prej kësaj mase kanë pothuajse të gjithë, edhe transportuesit edhe pasagjerët të cilët do të voziten me automjete më cilësore dhe më të sigurta”, deklaroi Saraçini.

IMPORTIMI I AUTOBUSËVE DHE MINIBUSËVE ME EURO STANDARD 2 ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *