Home / Lajme / Maqedoni / Incident i dhunshëm në Shkup

Incident i dhunshëm në Shkup

Shkup, 12 Prill – Një incident i rëndë midis grupeve të të rinjve ka ndodhur sonte në afërsi të stacionin e autobusëve në Shkup.

Siç bëhet e ditur, incidenti i dhunës ka ndodhur mes të rinjve maqedonas dhe shqiptarë.

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar mbi incidentin, duke theksuar se ka identifikuar një pjesë të autorëve të rrahjes së dhunshme dhe se janë ndaluar disa persona.

MPB ka nënvizuar se po vazhdon kërkimet edhe për personat e tjerë që janë përfshirë në incident. Në këtë incident masiv janë dëmtuar edhe dy autobusë në afërsi të pompës së benzinës “Makpetrol”, që gjendet në afërsi të stacionit. Mësohet se në disa prej autobusëve ka pasur qytetarë maqedonas, të cilët kishin dalur sot në mënyrë të organizuar për pritjen e Johan Tarçullovskit, i liruar nga Tribunali i Hagës, pas vuajtjes së dënimit për krime lufte. (INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *