Home / Sport / Inter i pafuqishëm, Roma në finalen e Kupës

Inter i pafuqishëm, Roma në finalen e Kupës

Interi do të mbyllë edhe këtë sezon pa një trofe, pasi është eliminuar në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë nga Roma. Në atë që është cilësuar si “sezoni i mallkuar” nga vetë trajneri Stramaçioni, zikaltërit kanë treguar se nuk kanë forca të përballen me ekipet më të mira italiane, pasi kanë një mungesë të theksuar lojtarësh për shkak dëmtimesh.

Kjo gjë është vënë re më së miri në ndeshjen e luajtur në “San Siro”, ku zikaltërit kaluan të parët në avantazh me Xhonatan, duke ngjallur shpresën e kualifikimit te skuadra e tyre, pasi falë rezultatit 2-1 në ndeshjen e parë ishin ato që kalonin turin me rregullin e golit në fushën kundërshtare.
Por pastaj lodhja e lojtarëve që prej kohësh luajnë në çdo aktivitet ka bërë të vetën dhe Interi nuk ka pasur forcë të reagojë ndaj Romës. Handanoviç ka shpëtuar dy herë portën në pjesën e parë, por në pjesën e dytë edhe ai nuk ka mundur të bëjë asgjë ndaj dy golave të Destro dhe një të Torosidis që kanë përmbysur rezultatin në 3-1 për verdhekuqtë. Goli i Alvarez ka shërbyer vetëm për statistikën përfundimtare të humbjes 3-2, pasi Interi nuk ka pasur forcën e duhur për të reaguar dhe për të kërkuar qoftë edhe një rezultat pozitiv.
Në finalen e Kupës së Italisë, Roma do të ndeshet me Lacion, në derbin e kryeqytetit italian. Ndërkohë, duhet theksuar se te Interi tashmë kanë filluar edhe kontestimet e tifozëve, të cilët kanë dalë hapur kundër drejtuesve me parullat që kanë shpalosur në stadium.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *