Home / Lajme / Maqedoni / IPARD ndryshimet, mundësi për absorbim intensiv të parave evropiane

IPARD ndryshimet, mundësi për absorbim intensiv të parave evropiane

5 prill-Siç kumtoi Konjanovski, është zvogëluar kufiri për aplikim që mundëson IPARD kërkesa të parashtrojnë edhe bujqit më të vegjël, por është rritur edhe shuma për projektet më të mëdha. Ndryshimet, njëherit mundësojnë për mjetet parainkuadruese të konkurrojnë edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për shkak të së cilës pritet absorbim dukshëm më i madh i fondeve evropiane

Blerja e mekanizmave, modernizimi i fermave, qumështoreve dhe serrave, ripërtëritja e kapaciteteve përpunuese, si dhe ndërtimi dhe renovimi i objekteve për turizëm rural me mjete nga fondet parainkuadruese evropiane, mundësojnë ndryshimet më të reja të programit IPARD që mbrëmë para bujqëve në Resnjë e elaboroi zëvedësministri i Bujqësisë, Zoran Konjanovski.

Prodhuesit, kryesisht të pemëtarisë, më shumë janë interesuar për risitë në sektorin e tyre, por vëmendje shkaktoi edhe mundësia për blerje të traktorëve.

Siç kumtoi Konjanovski, është zvogëluar kufiri për aplikim që mundëson IPARD kërkesa të parashtrojnë edhe bujqit më të vegjël, por është rritur edhe shuma për projektet më të mëdha. Ndryshimet, njëherit mundësojnë për mjetet parainkuadruese të konkurrojnë edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për shkak të së cilës pritet absorbim dukshëm më i madh i fondeve evropiane.

“Mundësitë tani janë më të mëdha. Për ata të cilët dëshirojnë të ndërtojnë serra të reja, kufiri i shpenzimeve të lejuara është ngritur në më shumë se 2 nga milionë euro”, deklaroi mes të tjerash zëvendësministri Konjanovski.

Deri më tanim numri i aplikimeve ka qenë mesatarisht i ulët, 70 deri në 90 për thirrje publike, ndërsa tani pritet rritje drastike deri në rreth 1.000, që do të thotë edhe absorbim shumë më serioz të mjeteve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *