Home / Lajme / Rajon / Isa Mustafa Kryetari mer pesë rroga

Isa Mustafa Kryetari mer pesë rroga

16 prill-Ai gjatë deklarimit të pasurisë ka shkruar se ka pagën vjetore si kryetar i Komunës prej 12 mijë e 681 euro, pastaj honorar nga Universitetit të Prishtinës merr 9 mijë e 500 euro, honorar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës merr 4 mijë e 500 euro, honorar nga Libri Shkollor merr 1 mijë e 500 euro, ndërsa divident në Riinvest merr 8 mijë euro.

Kryetar i Prishtinës, Isa Mustafa del të jetë një nga ata nuk ia di fundin të hyrave vjetore, pasi që merr pesë paga, konkretisht 36.181 euro, shkruan portali informativ Infokus.

Tek deklarimi i pasurisë është thënë se janë gjashtë zyrtarë të lartë publik në vend që mbajnë nga pesë vende pune dhe marrin paga, i tillë del të jetë i pari i Prishtinës dhe LDK-së.

Ai gjatë deklarimit të pasurisë ka shkruar se ka pagën vjetore si kryetar i Komunës prej 12 mijë e 681 euro, pastaj honorar nga Universitetit të Prishtinës merr 9 mijë e 500 euro, honorar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës merr 4 mijë e 500 euro, honorar nga Libri Shkollor merr 1 mijë e 500 euro, ndërsa divident në Riinvest merr 8 mijë euro.

Pas deklarimit që pati bërë kreu i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni se gjashtë zyrtare të lartë në Kosovë kanë nga 5 funksione, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi i pati quajtur ata supremen.

“Çfarë supremenash janë ata zyrtarë që kanë deri në pesë vende të punës? A mund t’i kryejnë të gjitha detyrat siç i kërkojnë ligjet në Kosovë? Është e pamundshme, prandaj ata njerëz që mbajnë poste zyrtare, ata për çdo ditë e shkelin ligjin. Përditë bëjnë veprime të paligjshme dhe askush s’ua prish tymin e duhanit”, pati thënë Krasniqi. (Infokus/INA)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *