Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Është koha për bashkëpunim konkret në EJL (VIDEO)

Ivanov: Është koha për bashkëpunim konkret në EJL (VIDEO)

10 Prill – Samiti ekonomik euroaziatik është vend në të cilin bashkohet përvoja, mençuria dhe fuqia intelektuale e gjeneratave të liderëve evropianë dhe aziatikë – euroaziatikë, theksoi Presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin përshëndetës të forumit në organizim të Fondacionit Marmara, që sot dhe nesër mbahet në Stamboll.

“Nellson Mandella tha se liderët e mirë munden me sinqeritet dhe thellë të hyjnë në debat, duke e ditur se në fund të dyja palët do të afrohen dhe bashkë do të jenë më të fuqishme”, tha presidenti Ivanov, duke shprehur bindje se këto dy ditë forumi do të mundësojë debat të sinqertë për problemet dhe mundësitë me të cilat ballafaqohet kjo gjeneratë.Duke u përqendruar në temën “Kanosje dhe mundësi në Euroazi”, shefi i shtetit të Maqedonisë tha se jetojmë në kohën e ndryshimeve të mëdha dhe themelore, kur gjendja e ekonomisë botërore është e paqartë. Ai theksoi se ndryshimi gjithmonë sjell mundësi, ndërsa e jona, shtoi, është t’i njohim dhe i shfrytëzojmë ato mundësi.”Vitin e kaluar thashë se kemi nevojë për erë të re të bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore të mbushur me projekte konkrete. Mjaft më me deklarime dhe formalitete. Në mesin e punëve të mëdha për të cilat dyshojmë se janë të parealizueshme dhe punët e vogla për të cilat shpesh gjejmë burime se nuk kemi kohë t’ju përkushtohemi, ekziston rreziku për të mos bërë asgjë. Është koha për bashkëpunim konkret për të mirën e qytetarëve tanë”, theksoi Ivanov.Duke mbajtur fjalim para përfaqësuesve të 42 vendeve të botës, presidenti Ivanov, , i njoftoi se sivjet Republika e Maqedonisë kryeson me nismën më të vjetër autoktone rajonale – Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore.”Në qershor do të jem nikoqir i samitit në të cilin do të flitet për gjëra konkrete, për probleme konkrete me të cilat ballafaqohen vendet tona. Do të bisedojmë se si konkretisht të kontribuojmë për siguri më të madhe në shoqëritë tona nga katastrofat e shkaktuara nga njeriu dhe natyra. Kjo do të ketë implikim të drejtpërdrejt për arritjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe zhvillimit në kushte të ndryshimeve në çdo plan. Ndryshime mbi të cilat ne do të mund të ndikojmë gjithmonë, por ndaj të cilave duhet të adaptohemi”, theksoi Ivanov.Ai theksoi se kredibiliteti i nismave rajonale është sjellë nën pikëpyetje. “Qytetarët kërkojnë vepra. Ai që ka privilegjin të dijë e ka për detyrë të ndërmarrë diçka, për këtë por edhe për gjeneratat e ardhshme”, tha presidenti i Maqedonisë në fund të fjalimit në forum dhe më pas paralajmëroi se nesër, në sesionin presidencial, do të kenë mundësi të këmbejnë mendime për këto tema kyçe.

IVANOV: ËSHTË KOHA PËR BASHKËPUNIM KONKRET NË EJL ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *