Home / Lajme / Maqedoni / Java e Imunizimit në Tetovë rrjedh normalisht

Java e Imunizimit në Tetovë rrjedh normalisht

24 prill-Në suaza të aktiviteteve për shënimin e javës së imunizimit, paralajmërohet se ekipet e tyre do të jenë në terren dhe do të zbulojnë fëmijë të pavaksinuar në mjediset rurale, popullsinë rome dhe fëmijë të tjerë të cilët aspak nuk janë të evidentuar apo të vaksinuar.

Nën moton “Parandalo, mbro, vaksino! Mborje botën, vaksinohu!” ka filluar Java evropiane e imunizimit të fëmijëve. Poashtu edhe në Tetovë, vaksiminimi ka filluar dhe sipas mjekëve thirrjes për vaksinim të fëmijëve u janë përgjigjru një pjesë e madhe eprindërve. Mjeku Gjulajdin Fetahu, pediatër në repartin e vaksinimit permanent në Tetovë, shprehet se nevoja që të vaksinohen fëmijët, nuk është vetëm që është obligim ligjor, por edhe e drejtë e çdo fëmije të mbrohen nga sëmundjet e rënda infektuese, njofton Tv KOHA-Tetovë

Në suaza të aktiviteteve për shënimin e javës së imunizimit, paralajmërohet se ekipet e tyre do të jenë në terren dhe do të zbulojnë fëmijë të pavaksinuar në mjediset rurale, popullsinë rome dhe fëmijë të tjerë të cilët aspak nuk janë të evidentuar apo të vaksinuar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *