Home / Lajme / Maqedoni / Jusuf Zekiri pritet të jetë deputeti që do të zëvendësoj Izet Zeqirin (VIDEO)

Jusuf Zekiri pritet të jetë deputeti që do të zëvendësoj Izet Zeqirin (VIDEO)

Tetovë, 25 Prill – Jusuf Zekiri nga Tetova pritet të zëvendësojë Izet Zeqirin në postin e deputetit në Parlamentit të Maqedonisë, pas dorëheqjes së këtij të fundit.

Sipas radhitjes së listës së RDK, figuron emri i Jusuf Zekirit, një figurë e re pak e njohur në skenën politike shqiptare në Maqedoni. Zekiri gjithashtu vjen nga sfera e arsimit universitar, duke qenë i angazhuar si profesor në Fakultetin e Biznesit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Ai ka titullin doktor i shkencave të biznesit, i doktoruar në Universitetin SMC në Zug të Zvicrës.

Deputeti i deritanishëm Izet Zeqiri tashmë ka deponuar dorëheqjen dhe pritet miratimi i saj. Ai u largua nga kjo detyrë për shkak të humbjes së tij në zgjedhjet e fundit lokale si kandidat i RDK dhe nuk arriti besimin e qytetarëve.

JUSUF ZEKIRI PRITET TË JETË DEPUTETI QË DO TË ZËVENDËSOJ IZET ZEQIRIN ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *