Home / Lajme / Maqedoni / Kandidati për kryetar të komunës Zijadin Sela paralajmëroi padi për gjykatësit administrativë (VIDEO)

Kandidati për kryetar të komunës Zijadin Sela paralajmëroi padi për gjykatësit administrativë (VIDEO)

16 Prill – “Unë jam një prej politikanëve të cilët të vërteën e tregojnë në sy. Nuk ka demokarci derisa ka shantazhe, derisa shantazhohen qytetarët me para, me vende pune, me largim nga puna. Ndërsa në rrethin e dytë ishte edhe më keq. Nuk ka demokraci deri me pistoletë në kokë të detyrojnë të votosh. Nuk ka demokraci me pushtet të tillë, i cili pa kurrëfarë shkaku që të përsëritet votimi, në vendvotimet 1852, 1875 dhe 1860 do të zbatojë rreth të tretë zgjedhor, edhe pse nuk ka asnjë ankesë nga ana e komisionit dhe vëzhguesve”, deklaroi Sela.

Kandidati i PDSH-së për kryetar të komunës së Strugës Zijadin Sela, sot në konferencë për shtyp u bëri thirrje qytetarëve që në rrethin e tretë zgjedhor ta tregojnë vetëdijen e tyre demokratike dhe të dalin në zgjedhje të qeta dhe paralajmëroi se do të ngrit edhe ankesa kundrë gjykatësve në Gjykatën administrative në Republikën e Maqedonisë.

“Bëj thirrje për votim të qetë, siç është paraparë me ligj. Po ashtu ju bindi se pa dallim nëse është e lejuar me ligj ose jo, unë si qytetar dhe si kryetar komune do t’i padis të gjthë gjykatësit për keqpërdorim të funksionit, por edhe të gjithë ministrat dhe deputetët të cilët i kanë keqpërdorur funksionet e tyre”, deklaroi Sela.

Sipas tij, dy rethet e para nga votimi për zgjedhjet lokale nuk kanë korrekte dhe demokratike.

“Unë jam një prej politikanëve të cilët të vërteën e tregojnë në sy. Nuk ka demokarci derisa ka shantazhe, derisa shantazhohen qytetarët me para, me vende pune, me largim nga puna. Ndërsa në rrethin e dytë ishte edhe më keq. Nuk ka demokraci deri me pistoletë në kokë të detyrojnë të votosh. Nuk ka demokraci me pushtet të tillë, i cili pa kurrëfarë shkaku që të përsëritet votimi, në vendvotimet 1852, 1875 dhe 1860 do të zbatojë rreth të tretë zgjedhor, edhe pse nuk ka asnjë ankesë nga ana e komisionit dhe vëzhguesve”, deklaroi Sela.

Nderkaq, gjykata Administrative për ushtrues detyre në këtë institucion ka emëruar Violeta Bogoevskën, zëvendëskryetare e deritanishme e Gjykatës. Ndryshimi në kreun e këtij gjyqi erdhi pasi që kryetari i deridjeshëm Isamedin Limani të hënën në mbrëmje dha dorëheqje të parevokueshme. Dorëheqja e tij lidhet me vendimet e gjykatësve të Gjykatës Administrative të cilët pothuajse i pranuan të gjitha ankesat e VMRO-DPMNE për rrethin e dytë zgjedhor në komunat Qendër dhe Strugë.

ZIADIN SELA PARALAJMËROI PADI PËR GJYKATËSIT ADMINISTRATIVË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *