Home / Lajme / Maqedoni / Kapet shtetasi shqiptar me 13 kg marijuanë në Tabanoc

Kapet shtetasi shqiptar me 13 kg marijuanë në Tabanoc

11 prill-
“ Pas dyshimeve paraprake dhe kontrollit të detajuar të makinës, në pjesën e gomës rezervë si dhe në dyert e prapme është gjetur droga e paketuar në sasi më të vogla. Destinacioni final i drogës ka qenë Budapesti dhe tregu evropian”, theksoi drejtori Kargov.

Autoritetet doganore të Maqedonisë mbrëmë në vendkalimin kufitar Tabanoc me Serbinë kanë ndaluar një shtetas shqiptar me 13 kilogram drogë marijuanë.

Drejtori i Doganës, Vanço Kargov theksoi sot se droga u gjet në makinën e tipit Toyota Rav 4 me tabela shqiptare.

“ Pas dyshimeve paraprake dhe kontrollit të detajuar të makinës, në pjesën e gomës rezervë si dhe në dyert e prapme është gjetur droga e paketuar në sasi më të vogla. Destinacioni final i drogës ka qenë Budapesti dhe tregu evropian”, theksoi drejtori Kargov.

Vlera e drogës së konfiskuar në tregun e zi evroperëndimor vlerësohet deri në 60 mijë euro.

Drejtori i Doganave të Maqedonisë theksoi se nga fillimi i vitit janë zbuluar 530 kilogram drogë në 13 raste nëpër pikat kufitare.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *