Home / Lajme / Maqedoni / KE ‘dritë jeshile’ për Kosovën dhe Serbinë (VIDEO)

KE ‘dritë jeshile’ për Kosovën dhe Serbinë (VIDEO)

22 Prill – Komisioni Evropian, miratoi sot propozimin që Serbisë t’i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës atë të fillimit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Propozimi u hodh pak orë pasi që Parlamenti i Kosovës miratoi marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa sot edhe Qeveria e Serbisë miratoi atë marrëveshje.

Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka falënderuar homologët e tij evropian për këtë hap që kanë ndërmarr në raport me Kosovën.Përmes rrjetit social ai ka shkruar se Kosova do të kryejë të gjitha obligimet e saja që dalin nga “marrëveshja e parë kontraktuale me BE-në, me përkushtim të madh”.

Ndërkaq ministrja kosovare për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku ka thënë se Komisioni Evropian ka gjetur se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtëzimet afat-shkurta që ishin përshkruar në studimin e fizibilitetit.

Të premten Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje që u siguron serbëve në komunat veriore përgjegjësi në fushën e policisë dhe gjyqësisë. Marrëveshja thuhet se i hap rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, që është kusht për përparimin e tyre drejt integrimeve evropian.

KE ” DRITË JESHILE ” PËR KOSOVËN DHE SERBINË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *