Home / Lajme / Maqedoni / KE-ja nuk zbulon se si do të jetë raporti për Maqedoninë (VIDEO)

KE-ja nuk zbulon se si do të jetë raporti për Maqedoninë (VIDEO)

04 Prill – Komisioni Evropian fuqishëm po e përgatit Raportin special për Republikën e Maqedonisë që më 16 prill komisari për zgjerim Shtefan Fyle do ta publikojë në Strasburg.

Megjithatë kësaj here Komisioni nuk publikon kurrfarë hollësie nga përmbajtja e këtij raporti të cilin e përgatit pas konkluzioneve të Samitit të Këshillit Evropian në dhjetor të vitit të kaluar dhe në qoftë se ai ka progres në Dialogun inkuadrues të nivelit të lartë midis Bashkimit Evropian dhe vendit tonë, si dhe në marrëdhëniet e mira fqinjësore me Bullgarinë dhe në zgjidhjen e çështjes së imponuar për emrin me Greqinë, pritet të jetë pozitiv.”Nuk dua të ndërhyjë në hollësi kur bëhet fjalë për raportin. Tani jemi në të ashtuquajturin proces pune dhe vetëm do të them se Komisioni Evropian do ta miratojë dhe publikojë raportin më 16 prill dhe atëherë do të dihet se çka do të përmbajë.

Edhe pse Stano nuk zbulon hollësi, burime nga konfirmojnë se raporti vijues do të përmbajë rekomandim të ri për fillim të negociatave inkuadruese të Maqedonisë me BE-në, me ç’rast në të do të notohen problemet politike që muajve paraprak i krijoi partia opozitare LSDM në shtet, si dhe përleshjet etnike. Por, tani sërish lindin dyshime se vallë Greqia do të vendos bllokim në Samitin e qershorit të Këshillit të Evropës, duke pasur parasysh atë që nga Athina sërish vijnë paralajmërime të këtilla, ndërsa Bullgaria kësaj here pritet të mos jetë pengesë duke pasur parasysh rezultatet e dukshme nga negociatat për fqinjësi të mirë.Fyle pritet që kryeministrit Nikolla Gruevski dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë t’ua kumtojë personalisht tashmë të martën më 9 prill. “Mund të konfirmoj se komisari Fyle do të udhëtojë të martën për në Shkup, ndërsa arsyeja është që ai merr pjesë në Raundin e katërt të Dialogut inkuadrues të nivelit të lartë”, konfirmon zëdhënësi i tij Stano.

KE-ja NUK ZBULON SE SI DO TË JETË RAPORTI PËR MAQEDONINË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *